Bursa e studimit "NextGen Tech & Entrepreneurship" – Një hap për të ardhmen - Business Magazine Albania

Bursa e studimit “NextGen Tech & Entrepreneurship” – Një hap për të ardhmen

Bursa e studimit "NextGen Tech & Entrepreneurship" – Një hap për të ardhmen
~8 minuta lexim

Nga Arkelino Hila, kontributor

Si një ish-nxënës i shkollës jopublike 9-vjeçare “Albanet”, ku kam studiuar për nëntë vite së bashku me vëllain tim, gjithmonë kam ndjerë një lidhje të fortë me këtë institucion dhe një dëshirë të madhe për të kontribuar në zhvillimin e brezave të ardhshëm. Aktualisht, punoj për S&P Global në New York si MBS Specialist, duke qenë vazhdimisht në kontakt me botën e inovacionit, financës dhe teknologjisë. Me një bachelor në teknologji dhe sipërmarrje ne New York, kam pasur gjithmonë dëshirën për të nisur iniciativa që krijojnë impakt pozitiv në Shqipëri, veçanërisht për të rinjtë.

Bursa është miratuar nga drejtoresha e shkollës jopublike “Albanet” Znj.Irena Mane dhe do të implementohet në fillim të vitit shkollor 2025. Do të jetë e hapur për të gjithë nxënësit e grupmoshave 14-15 vjeçare dhe më pas nga një juri e ngritur me ekspertë të fushës do të përzgjidhen produktet më të mira për të vazhduar më tej. Prezantimi i bursës dhe programit do të realizohet këtë muaj dhe lançohet në fillim të vitit të ri shkollor për të lënë hapësirë për një organizim të mirëfilltë. Nga ana ime personale, do të mundësoj vetëm një bursë të plotë akademike e cila do të shkojë për vendin e parë. Këtë iniciativë e kam nisur për të shtyrë edhe më shumë individë të tjerë për të dhuruar fonde rreth këtij programi që do të shërbejnë në bursa për kategori të tjera dhe suport për të ndërtuar produktet më të mira në vazhdim. Kjo bursë u krijua nga unë për të ruajtur traditën dhe për të stimuluar inovacionin në teknologji dhe sipërmarrje që në moshë të vogël.

Qëllimi i bursës

Bursa “NextGen Tech & Entrepreneurship” ka për synim të frymëzojë dhe të ndihmojë nxënësit e grupmoshës 14-15 vjecare të ndërmarrin hapat e parë në krijimin e një produkti inovativ. Programi synon:

  • T’u mësojë nxënësve se çfarë është një ide inovative dhe si të zhvillojnë një plan të thjeshtë biznesi.
  • T’i ndihmojë ata të kuptojnë një nevojë reale dhe si mund ta adresojnë atë përmes teknologjisë.
  • T’u mundësojë prezantimin e ideve të tyre përpara një jurie dhe fitimin e një burse financiare për të zhvilluar më tej produktin e tyre.

Struktura e programit

Java 1: Prezantimi i konkursit & gjenerimi i ideve

  • Diskutimi i koncepteve të inovacionit dhe sipërmarrjes.
  • Identifikimi i problemeve të përditshme që mund të zgjidhen përmes teknologjisë.
  • Dorëzimi i ideve fillestare në formë të shkruar.

Java 2: Studimi – A ka nevojë për këtë produkt?

  • Nxënësit bëjnë kërkime dhe intervistojnë miq, familjarë dhe mësues.
  • Analizojnë se kush do ta përdorte dhe pse është e dobishme.

Java 3: Krijimi i planit të thjeshtë të biznesit

  • Përshkrimi i idesë përmes pesë pyetjeve kryesore mbi problemin, audiencën, mënyrën e realizimit dhe konkurrencën.

Java 4: Skicimi i produktit

  • Skicimi i produktit në formë vizuale dhe përshkrimi i resurseve të nevojshme për ndërtimin e tij.
  • Mentorët ndihmojnë në përmirësimin e ideve.

Java 5: Testimi me përdoruesit

  • Prezantimi i idesë te persona të ndryshëm për të marrë reagime.
  • Përmirësimi i produktit bazuar në kritikat dhe sugjerimet e marra.

Java 6: Branding/Imazhi – Si ta bëjmë tërheqës produktin?

  • Krijimi i emrit, logos dhe sloganit të produktit.
  • Përgatitja e një prezantimi të thjeshtë dhe të qartë.

Java 7: Përgatitja për prezantimin

  • Struktura e prezantimit: problemi, zgjidhja dhe vlera e idesë.

Java 8: Praktikimi i prezantimit

  • Mentorët ndihmojnë në përsosjen e mënyrës së prezantimit.

Java 9: Raundi gjysmëfinal

  • Prezantimi për një grup të vogël përzgjedhës.

Java 10: Finalja – Prezantimi për jurinë

  • Finalistët prezantojnë përpara një jurie ekspertësh dhe fituesi merr bursën dhe financimin për zhvillimin e produktit.

Monitorimi dhe mentorimi

Programi do të monitorohet nga vetë shkolla dhe mësuesit, por nxënësit do të kenë gjithashtu mentorë ish-nxënës të shkollës ose ekspertë të fushës që do t’i ndihmojnë gjatë gjithë procesit. Kjo do t’u mundësojë atyre të marrin udhëzime praktike dhe këshilla nga individë me përvojë në teknologji dhe sipërmarrje.

Shembuj të ideve për produktet e nxënësve

  • Aplikacion për organizimin e detyrave të shtëpisë.
  • Abonim elektronik për transportin publik.
  • Platformë për të mësuar gjuhë të huaja në mënyrë interaktive.
  • Pajisje që ndihmon prindërit të mbajnë mend oraret e fëmijëve.
  • Ide inovative për riciklim në shkolla.
  • Lojë edukative për historinë shqiptare.
  • Sistem për të gjetur librat më të lirë online.

Lexo edhe: Lançohet programi ri i BE-së me sektorin bankar për të mbështetur gratë sipërmarrëse në të gjithë Evropën

Si do të vlerësohen idetë?

  1. Dobia dhe aplikueshmëria e idesë.
  2. Thjeshtësia dhe qartësia e konceptit.
  3. Cilësia e prezantimit.
  4. Angazhimi i nxënësve gjatë programit.

Një hap përpara për arsimin në Shqipëri

Si një i apasionuar pas sipërmarrjes dhe teknologjisë, besoj se arsimi në Shqipëri ka nevojë për iniciativa të tilla inovative që lidhin të tashmen me të ardhmen. Dua të falënderoj drejtoreshën e shkollës jopublike “Albanet” Znj.Irena Mane për mbështetjen dhe gatishmërinë e saj për të realizuar këtë nismë, duke shpresuar që kjo të jetë vetëm fillimi i shumë iniciativave të tjera në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes për të rinjtë shqiptarë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mundesitë nuk ndodhin. Ti i krijon ato.”
— Chris Grosser
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0