Bursa ALSE tregton obligacione thesari në euro

Bursa ALSE tregton obligacione thesari në euro


Bursa Shqiptare e Titujve ka realizuar këtë javë një transaksion të letrave me vlerë në monedhën euro. Në njoftimin e saj zyrtar, ALSE vëren se transaksioni është kryer në obligacione thesari të qeverisë shqiptare.

Në transaksionin e parë në euro, u tregtuan gjithsej 96 obligacione, me vlerë totale rreth 96 mijë euro.

Krahas borxhit të jashtëm, Qeveria shqiptare ka obligacione në euro të blera në tregun e brendshëm  financiar. Kjo është përvoja e parë që i hap rrugë edhe tregtimit të obligacioneve në euro në Bursën Shqiptare të Titujve.

ALSE ka ftuar publikisht investitorët e interesuar t’u drejtohen brokerave anëtarë të bursës për të kryer transaksione me këto tituj. Aktualisht, Bursa numëron katër anëtarë me aktivitet në sektorin bankar: Banka Credins, ABI Bank, Tirana Bank dhe Banka Ndërkombëtare Tregtare.

Lexoni: Krijohet Bursa e Titujve. Nis tregtimi i titujve të qeverisë përmes bursës

Edhe në këtë rast mundësia e tregtimit është me ofertë private, pra jo e hapur për publikun e gjerë por për kompania me përvojë e të konsoliduara në treg.

Bursa Shqiptare e Titujve u licencua vitin e kaluar. Deri vitin e ardhshëm ajo pritet të menaxhojë operacione me ofertë private, kur pritet të hapet edhe mundësia e një tregu të liberalizuar titujsh.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0