Bujqësia shqiptare, rriten shanset për financimi nga BE

Bujqësia shqiptare, rriten shanset për financime nga BE


Bujqësia shqiptare pritet të mbështetet më shumë nga fondet europiane dhe qeveria shqiptare.  Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka bërë të ditur në një dalje për mediat, se Shqipëria ka plotësuar kushtet e nevojshme për të përfituar nga programi IPARD.

Kjo parashikon që financimi në total të shkojnë në 94 milionë euro, (me një ndarje 71 milionë me BE e  23 milionë euro nga nga qeveria shqiptare’’.

Peleshi ka theksuar se, ‘Nga sot çelim siparin e një programi financimi prej 94 milionë eurosh për bujqësinë në Shqipëri. Kemi një dritare financimi ndoshta më të madhe sesa kapacitetet tona institucionale por edhe të sektorit ndaj duhet të punojmë që në pranverë kur parashikojmë të shpallim thirrjen e parë me tre masa të këtij programi të jemi gati, jo vetëm si Agjenci e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural apo Ministri por edhe si grupe interesi fermerë dhe agropërpues’’.

Shanset për financimi vënë para sfidës sipërmarrësit në bujqësi, pasi sipas ministrit Peleshi, ‘’projektet në pritje duhet të shoqërohen me plane të mirëfillta biznesi, për të plotësuar të gjithë kushtet dhe për të përfituar nga këto masa”.

Plani i financimit ka në fokus 3 specifika. “Së pari, IPARD mbështet me 34 milionë euro investimet në fermë . Masa fillon nga 10 mijë euro në 500 mijë euro dhe ka një limit në përqindjen e vlerës së investimit dhe shkon minimumi 60 %, kurse  në zonat malore 70 % të investimit në fermë. Kjo pjesë mbulohet me grant. Në formë granti mund të financohen me 65 % të projektit, fermerët nën 40 vjeç që shkon në një linjë me skemën e mbështetjes së bujqësisë.

Një linjë e dytë financimi u përket investimeve në përpunim siç mund të jenë industria e qumështit, mishit, fruta-perimeve apo verës. Janë 26 milionë euro në këtë kategori dhe financohet 50 % e investimit dhe deri në 2 milionë euro. Pra, investimi të jetë 4 milionë euro dhe 2 milionë janë nga IPARD.

Ministri theksoi se, ‘’Masa e tretë ka të bëjë me diversifikimin e fermave në kuptimin e mbështetjes së ekonomive të tjera jobujqësore që mbështeten në fshatra”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0