Britania do rregullojë me ligj produktet “bli tani, paguaj më vonë”. Të rinjtë po “mbyten” në borxhe - Business Magazine Albania

Britania do rregullojë me ligj produktet “bli tani, paguaj më vonë”. Të rinjtë po “mbyten” në borxhe

Qeveria britanike do të ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të rregulluar firmat që ofrojnë produktet “bli tani, paguaj më vonë” , ndërsa zotohet të ndalojë “huamarrjen e pakufizuar”.

Ministria e Finacave tha se, rregullat e reja do të mbrojnë deri në 10 milionë njerëz nga “ekspozimi ndaj dëmit financiar”.

Huadhënësit do të duhet të bëjnë kontrolle më të mira të përballueshmërisë për huamarrësit dhe të ofrojnë informacion më të qartë për kreditë.

Lexo edhe: Paranë e menaxhojmë apo na menaxhon ajo?

Produktet “Bli tani paguaj më vonë” i lejojnë konsumatorët të paguajnë për mallrat me këste, zakonisht pa interes.

Por, ndërsa metoda është rritur në popullaritet, veçanërisht mes të rinjve, ato mbeten kryesisht të parregulluara, duke ngritur shqetësime për njerëzit që bien në borxhe.

Përdoruesit gjithashtu nuk kanë të drejtë për asnjë hapësirë frymëmarrjeje, kur nuk kanë mundësi të paguajnë, ose kompensim nëse gjërat shkojnë keq.

BBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0