Brent Hoberman: "Sipërmarrësit europianë duhet të punojnë 10 herë më shumë së ata amerikanë" - Business Magazine Albania

Brent Hoberman: “Sipërmarrësit europianë duhet të punojnë 10 herë më shumë së ata amerikanë”


Brent Hoberman, themelues i një kompanie për rezervimin e udhëtimeve, i tha një teatri të mbushur me sipërmarrës se si arriti nga drejtimi i një prej kompanive më të suksesshme në Britani, të bëhet një mentor për gjeneratën e ardhshme të sipërmarrësve.

Hoberman foli për udhëtimin e tij si një sipërmarrës në konferencën globale Under 30 të organizuar nga Forbes në Bratislavë, Sllovaki.

“Nëse je një sipërmarrës, mendoj se dëshiron të ndihesh si një i jashtëm në një farë mënyre”, tha Hoberman gjatë një interviste me redaktorin e Forbes Europe, Alex Wood.

“Nëse ke pak pasiguri është gjë e mirë. Unë mendoj se ju duhet të keni diçka brenda jush që është e parregullt”.

Shumica e sipërmarrësve që bashkëpunojnë me Hoberman janë europianë dhe ai mendon se ata duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë për t’u bërë të suksesshëm në krahasim me sipërmarrësit në SHBA.

“Nëse je një themelues europian, duhet të punosh 10 herë më fort se një themelues amerikan për t’u zhvilluar”, tha Hoberman.

Duke diskutuar ditët e hershme të lastminute.com – kompani të cilën ai e bashkëthemeloi me Martha Lane-Fox, kur ai ishte nën moshën 30-vjeçare – Hoberman tha se ua tregoi planin e tij të biznesit 20 personave. Dhjetë ranë dakord për një takim, por vetëm pesë prej tyre ishin të gatshëm të investonin.

Lastminute.com u rrit e u rrit, dhe Hoberman përfundimisht e bëri publik biznesin e tij në bursën e Londrës në vitin 2000. Në vitin 2005, pesë vjet pas daljes publike dhe në kulmin e bumit të internetit, Hoberman e shiti kompaninë e tij për $ 1.1 miliardë përpara se të themelonte shumë kompani të tjera, si ajo për shitjen e mobileve online Made.com.

“Gjithmonë shpresoja të isha një rebel më shumë nga sa karriera apo edukimi im mund të kenë treguar”, tha Hoberman, i cili vijoi mësimet në Universitetin Eton dhe Oksford para se të punonte si konsulent.

Një nga projektet kryesore të Hoberman-it sot është Fabrika e Themeluesve, një inkubator dhe akselerator i teknologjisë në Londër. Fabrika e Themeluesve po mbështet me para dhe ekspertizë dhjetëra startupe interesante në fazën fillestare. Ndryshe nga inkubatorët dhe akseleratorët e tjerë, Fabrika e Themeluesve është bashkuar me partnerë të korporatave nga industri të ndryshme, si L’Oréal, EasyJet, The Guardian, Aviva dhe Marks & Spencer.

Ideja është që startupet të mund të mësojnë nga korporatat dhe të bëjnë marrëveshje biznesi me to, ndërsa korporatat të kenë një mundësi për të vërejtur teknologjitë e reja në një fazë të hershme.

Korporatat ofrojnë një program mbështetjeje për çdo startup.

Hoberman ka gisht në shumë biznese të tjera, përfshirë një biznes startupesh të quajtur First Minute Capital dhe në eventin ekskluziv të teknologjisë Forumi i Themeluesve, ku morën pjesë sipërmarrës si ish Drejtori i Google, Eric Schmidt, apo miliarderi Richard Branson.

“Është një rrjet ekskluziv për njerëzit që me të vërtetë janë të suksesshëm dhe për ata që duan të bëhen të tillë”, tha Hoberman.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0