Brenda qershorit prezantohet kartëmonedha 10 mijë lekë - Business Magazine Albania

Brenda qershorit prezantohet kartëmonedha 10 mijë lekë

Brenda muajit qershor qytetarët shqiptar pritet të marrinë në dorë për herë të parë prerjen 10 mijë lekë, që është pjesë e serisë së re të kartëmonedhave. Banka e Shqipërisë njofton që ka përfunduar prodhimi i saj dhe brenda 6 muajve të parë të 2021 do hidhet në treg. Nga ana tjetër ky institucion është gati të nënshkruaj kontratat me kompanitë fituese për prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë.

Kartëmonedha 10 mijë lekë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga ‘Himni Kombëtar’, ‘Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshirë’ e një qëllim’. Por imazhi i kartëmonedhës nuk është bere ende publik. Ndërsa dy kartëmonedhat e tjera 500 lekë dhe 2000 lekë sipas bankës do të hidhen në treg deri në fund të këtij viti. Imazhi i tyre është bërë publik, ato janë me elemente të shtuara sigurie, janë më të modernizuara dhe cilësore. Ndërkaq prerja 200 dhe 5000 Lekë u hodh në qarkullim në 30 shtator të vitit 2019, dhe sipas të dhënave të bankës qendrore deri në fund të vitit 2020, 70% e kartëmonedhave 200 lekë që qarkulloi ishin të serisë së re, dhe 25% e 5000 lekëshit që ishte në treg i përkiste serisë së re.

Prerjet 500, 1 mijë dhe 2 mijë lekë ishin parashikuar të hidheshin në treg që në vitin 2020, por si pasojë e pandemisë të gjitha afatet u shtynë për këtë vit, pasi sipas Bankës së Shqipërisë COVID-19 pezulloi punën për prodhimin e kartëmonedhave. Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve. Të gjitha prerjet e serisë së vjetër të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë ishin miratuar në vitin 1995 dhe u hodhën në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0