Bregu: Besimi tek bashkëpunimi rajonal vazhdon të rritet, duke shënuar një rekord prej 82% këtë vit - Business Magazine Albania

Bregu: Besimi tek bashkëpunimi rajonal vazhdon të rritet, duke shënuar një rekord prej 82% këtë vit

Barometri i Ballkanit

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon.

Aktiviteti u hap nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, pasuar nga prezantimi i të gjetjeve të Barometrit të Ballkanit, përmes një diskutimi të hapur mes Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, znj. Bregu dhe audiences së përbërë nga të rinj, përfaqësues të organizatave rinore rajonale.

“Baromentri i Ballkanit këtë vit zbulon se rritja e çmimeve dhe inflacioni janë shqetësimi më i madh këtë vit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, të cilët gjatë dekadës së fundit shqetësoheshin më shumë për situatën ekonomike dhe papunësinë. Ky ndryshim nuk vjen si befasi, pasur parasysh se inflacioni në Ballkanin Perëndimor është gati dyfishi i atij të BE-së (respektivisht 8,1% e 3,4%), ndërsa çmimet e ushqimeve janë pothuajse të njëjta si në BE. Megjithatë, BPV-ja jonë është vetëm gjysma e asaj të BE-së”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, ndërsa prezantoi të dhënat e dala nga sondazhi.

“Gjërat po ndryshojnë – jo vetëm rrethanat rreth nesh, por edhe perspektivat tona. Mbështetja për anëtarësimin në BE, nisur me 39% në 2015, arriti kulmin me 62% në 2021 dhe prej atij momenti nisi rënia. Sot, ajo qëndron në 54% —më e ulëta në gjashtë vitet e fundit. Lodhja nga zvarritja e zgjerimit, ndonëse më pak, është reflektuar edhe në qarqet e biznesit. Ndërsa mbështetja për anëtarësimin në BE midis liderëve të biznesit ka zbritur me 7% gjatë vitit të kaluar, me 64% ende në favor ajo vazhdon të mbetet më e lartë se në mesin e publikut të gjerë. Pavarësisht kësa, shumë qytetarë mbeten me shpresë. Dyzetë e tre për qind besojnë se anëtarësimi në BE do të ndodhë deri në vitin 2035, kurse një e katërta mendon se do të marrë më shumë kohë. “Në mënyrë inkurajuese, më pak njerëz se vitin e kaluar, 18%, besojnë se ekonomia e tyre nuk do të anëtarësohet kurrë në BE—një rënie prej 10 pikësh prej vitit 2022”, shtoi Bregu.

Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën dixhitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimin, etj. Që prej fillimit në 2015-ën, anketa ka biseduar me mbi 65,000 qytetarë dhe afro 13,500 biznese duke pasqyruar opinionet e tyre.

Rezultatet mund t’i gjeni në bazën e të dhënave https://www.rcc.int/balkanbarometer/.

“Në një notë pozitive, besimi tek bashkëpunimin rajonal është në rritje. Këtë vit, një rekord prej 82% e qytetarëve shprehën mbështetjen e tyre për të – rezultati më i lartë që nga fillimi i Brometrit të Ballkanit në 2015. Kjo thekson se bashkëpunimi rajonal ka vlerë të vetën, në vend që të vështrohet në kontekstin e integrimit evropian, si ka ndodhur vitet e kaluara. Megjithatë, politika nacionaliste vazhdon të shihet si pengesë e madhe për bashkëpunimin rajonal. Ndërsa besimi dhe optimizmi në rajon mbeten të kujdesshëm, ka shenja përmirësimi në mënyrën se si njerëzit perceptojnë këto çështje, pasi opinioni publik evoluon aq shpejt sa guximi politik lejon,” përfundoi Bregu.

Bregu: Besimi tek bashkëpunimi rajonal vazhdon të rritet, duke shënuar një rekord prej 82% këtë vit.

Disa nga gjetjet kryesore të Barometrit të Balkanit.

  • Sentimenti publik është përmirësuar: nga 35% në vitin 2015 në 49% tani.
  • Në vitin 2020, 26% e qytetarëve të rajonit ishin të mendimit se Ballkani Perëndimor u jepte shpresë, por tani kjo vlen vetëm për 12%. Në vitin 2024, ndjenja dominuese është “Konflikti” me 22%.
  • 20% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor shpresojnë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, ndërsa 23% presin që kjo të ndodhë ndërmjet 2030 dhe 2035.
  • Në vitin 2015, 27% besonin se do të ndodhte deri në vitin 2020 dhe 21% deri në vitin 2025.
  • Më pak njerëz, 18%, besojnë se ekonomia e tyre nuk do të anëtarësohet kurrë në BE, një rënie prej 10 pikësh nga viti 2022.
  • Në vitin 2021, kur pyetëm qytetarët nëse ishin të gatshëm të punonin në Ballkanin Perëndimor, vetëm 7% u përgjigjën pozitivisht, ndërsa tani në 2024ën, 22% e tyre janë të gatshëm për këtë.
  • Besimi në institucionet mbetet në nivele të ulëta: partitë politike vazhdojnë të gëzojnë më pak besim me 74%.
  • WWW.RCC.INT/BALKANBAROMETER

 

Shikoni videon mbi tendencat e 10 viteve

Shikoni videon që tregon opinionet e të rinjve të Ballkanit Perëndimor

TË DHËNAT KRYESORE të Barometrit të Ballkanit Opinioni Publik

TË DHËNAT KRYESORE të Barometrit të Ballkanit Opinioni i biznesit

BAZA E TË DHËNAVE të Barometrit të Ballkanit  Opinion Publik

BAZA E TË DHËNAVE të Barometrit të Ballkanit Opinion Biznesi

Më shumë INFO për Ballkan Barometer: www.rcc.int/balkanbarometer

Barometri i Balkanit është i komisionuar nga RCC dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zhvillohet çdo vit prej 2015ës nga një agjenci e pavarur, mes 6000 qytetarëve dhe 1200 kompanive në të gjithë rajonin.

Edicioni i vitit 2024 i Anketës për Opinioni Publik të Barometrit të Ballkanit u realizua duke përdorur qasje kërkimore sasiore, me aplikimin e metodës së Intervistës Personale të Ndihmuar  me Kompjuter (CAPI). Të dhënat u mblodhën nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta, ballë për ballë në familje, nga intervistues të trajnuar nga Data Centrum Research Institute, midis 5 marsit dhe 4 prillit 2024, në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

 Barometri i Ballkanit është konsoliduar fuqimisht si një burim i besueshëm i të dhënave rajonale, që po përdoren gjerësisht dhe po referohen nga media, biznesi, shoqëria civile dhe vendimmarrësit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0