DigitAlb/SuperSport do të sjellë për publikun shqiptar emocionet e paharrueshme të Botërorit të Klubeve. Për herë të parë, me formatin e zgjeruar prej 32 skuadrash, në këtë eveniment që do të organizohet në SHBA pritet një shfaqje e madhe futbolli me ekipe pjesëmarrëse nga të gjitha kontinentet e botës.
Do të spikasin 12 ekipet evropiane, por sigurisht edhe skuadrat nga Afrika, Azia, Amerika dhe Oqeania që do t’i japin ngjyra spektakolare këtij kompeticioni. FIFA do të shpërndajë 1 miliard dollarë në total, të cilat do të ndahen mes skuadrave, ndërsa fituesi do të shpërblehet me 125 milionë dollarë.

Gjithçka do të nisë të dielën me sfidën mes Al Ahly dhe Interit, për të vijuar me programin e përditshëm të ndeshjeve multikontinentale deri më 27 qershor, në përfundim të fazës së grupeve, dhe më pas me fazën e ethshme të nokautit.
Kompeticioni do të zgjasë deri më 13 korrik dhe do të zhvillohet i gjithi në SHBA, ku janë përzgjedhur 12 stadiume në 11 qytete të ndryshme: Atlanta, Seattle, Philadelphia, Miami Gardens, Orlando, Nashville, Cincinnati, Washington DC, Los Angeles, New York dhe Charlotte. Ndeshjet do të luhen në pesë orare të ndryshme: 18:00, 20:00, 21:00, 00:00 dhe 03:00 të mëngjesit, si dhe në 04:00 të mëngjesit.
DigitAlb/SuperSport do të jetë shoqëruesi yt më i mirë gjatë këtij muaji të mbushur me emocionet e Botërorit të Klubeve, me 63 ndeshje në total, duke filluar nga faza e grupeve deri te finalja e madhe në MetLife Stadium.
Në muajin kur globi i futbollit do të kthehet në një garë të papërsëritshme, DigitAlb dhe SuperSport do të jenë porta juaj e vetme për të jetuar çdo emocion, çdo gol dhe çdo magji të Botërorit të Klubeve. Nga spektakli në fushë, tek zërat më të dashur në ekran, ne do të jemi aty për t’jua sjellë këtë eveniment botëror sipas standardit më të lartë të transmetimit.
Botërorin e Klubeve do ta përfitoni DHURATË me çdo abonim në Paketën Premium në DigitAlb, në çdo pikë shitjeje ose online në www.digitalb.al.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.