Bota të sheh ashtu siç e sheh ti veten - Business Magazine Albania

Bota të sheh ashtu siç e sheh ti veten


Nga Niklas Göke  shkrimtar

E kam ndjekur Casey Neistat për gati dhjetë vjet. Ai është një nga njerëzit e mi të preferuar.

Ajo që pak njerëz e dinë është se edhe para se të niste kanalin e tij në Youtube, ai tashmë ishte bërë një regjisor i suksesshëm. Ai dhe vëllai i tij shiten një serial në HBO për 2 milionë dollarë në vitin kur e hapi kanalin e tij. Ai ishte nominuar për një çmim Emmy Daytime dhe kishte marrë shumë vlerësime pozitive për filmat e tij të shkurtër – filma si iPod’s Dirty Secret, që e shtyu Apple, Po, Apple, të rregullojë baterinë e iPadit.

Por, asnjë nga këto suksese nuk erdhi surprizë. Sepse nëse e analizon Caseyn, vjen në përfundim se ai është një njeri i veprimit. Gjithmonë ka qenë, gjithmonë do të jetë. Ai përcakton qëllime, punon shumë, i arrin ato, dhe pastaj merret me plane më të mëdha. Është thjesht karakteri i tij. Ai flet shpesh për këtë aspekt.

Nga etika e tij strikte në punë, shumë nga videot e tij të para në Youtube morën famë menjëherë. Si p.sh videoja e tij Make It Count për Nike, e cila arriti tre milionë shikime vetëm në javën e parë – në vitin 2012.

Deri më 2015, Casey vazhdoi të bënte hite. Megjithatë, pas pesë vjetësh dhe rreth 100 videove të tilla, Casey kishte “vetëm” 500,000 ndjekës në youtube. Kjo është shumë, por duke pasur parasysh rritjen e jashtëzakonshme të Youtube, diçka nuk ishte në rregull me kanalin e Neistat.

E megjithatë, në të njëjtën kohë, kanali PewDiePie, i Felix Kjellberg u rrit nga 0 në 33 milionë ndjekës. Natyrisht, Felix është absolutisht i jashtëzakonshëm, por ai kurrë më parë nuk kishte bërë video. Ky është një shembull se çfarë mund të ndodhë në Youtube, se sa shpejt mund të arrish famën.

Pra, cili është ndryshimi? Si u bë e mundur që një fëmijë pa përvojë nga Suedia të ketë më shumë ndjekës sesa një regjisor profesionist?

Epo … Casey e pa veten si një regjizor, jo një Youtuber.

Një regjisor punon shumë në një film.. Puna e tij duhet të jetë art. Duhet të jetë e përsosur. Casey publikonte ​​një video çdo dy javë, por kur e publikonte, sigurohej që ta editonte dhe ndryshonte tej mase. Ai ishte drejtori, redaktori, dhe ylli i shfaqjes. Të gjitha në të njëjtën kohë dhe, si i tillë, dukej si i mënjanur nga audienca.

Ai e pa veten si një regjisor dhe kështu e shihnin edhe ndjekësit e tij. Felix, nga ana tjetër, e përqafoi idenë e të qenit “një Youtuber me kohë të plotë” shumë më shpejt.

Një Youtuber punon shumë çdo ditë për të fituar diçka. Çfarëdo që të jetë. Ndonjëherë, ka pak kualitet – por është qëndrueshmëria ajo që të ndërton marrëdhënien me fansat. Fakti që nuk je perfekt. Felix e filmoi veten me çfarëdo pajisje që kishte në dispozicion dhe bënte video aty për aty – por ai punonte çdo ditë, sepse kështu bën një Youtuber.

Casey-t iu deshën pesë vjet për ta kuptuar këtë. Por gjejeni se çfarë bëri më pas? Në vitin 2015, Casey filloi një vlog të përditshëm. Ai u angazhua për të publikuar një video çdo ditë. Duke pasur parasysh përvojën e tij, cilësia ishte shumë e lartë dhe çdo video e tij kishte diçka unike. Por, videot nuk ishin më si filmat e tij të mëparshëm. As nuk ishin shumë të edituar. Kjo nuk kishte rëndësi.

Pas një viti të publikimeve të përditshme, Casey kishte bërë 2.5 milionë ndjekës. Ai e katërfishoi audiencën e tij në një kohë të shkurtër. Gjashtë muaj më vonë, ai arriti 5 milionë. Ai e përfundoi serinë e tij me vloge të përditshme pak më vonë, por perspektiva e tij e re ka mbetur deri më sot.

Tani, Casey Neistat e konsideron veten një Youtuber të vërtetë.

Ai është i angazhuar shumë më tepër në Youtube, duke marrë pjesë në Rewindin e Youtube, madje duke intervistuar edhe drejtorin e tyre dhe duke komentuar rregullisht trendet e platformës. Ai është “ai djali që ndan jetën e tij me të tjerët” shumë më tepër sesa “gjeniu prapa skenës”.

Casey Neistat punon shumë, si gjithmonë. Por, në mënyrë që bota ta shihte atë si një Youtuber që ia vlen ta ndjekësh, ai së pari duhej ta shihte veten si të tillë.

Pa marrë parasysh se çfarë doni të arrini, ju duhet t’i shërbeni një grupi njerëzish për të arritur sukses. Nëse nuk bëheni me të vërtetë pjesë e një komuniteti të caktuar, kurrë nuk do të keni sukses. Kjo është e vërtetë për cilindo person në çdo nivel të jetës. Dhe kjo është diçka që do t’ju duhet të mbani mend çdoherë kur të ndërmerrni diçka të re. A kërkohet shumë punë? Po, absolutisht. Por, që në fillim – dhe më e rëndësishmja – duhet të zgjedhësh se kush dëshiron të jesh. Sepse çfarëdo që vendosni të bëheni, bota do të pajtohet me ju.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0