Borxhi i jashtëm bie me 100 mln euro në tremujorin e tretë - Business Magazine Albania

Borxhi i jashtëm bie me 100 mln euro në tremujorin e tretë

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto ka rënë në tremujorin e tretë të vitit. Në këtë periudhë të vitit, sipas statistikave të BSH-së,  borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë ishte 8.83 mld euro, nga 8.93 mld euro që ishte në tremujorin e dytë.

Rënia është në 100 milionë euro, ose 1.12%. Pavarësisht rënies së lehtë të stokut të borxhit gjatë tremujorit të tretë të vitit, shifra është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë, pas asaj të tremujorit paraardhës.

LEXO: Pse të sigurosh faljen e borxhit për vendet e varfra është kaq e vështirë?

Në të njëjtën kohë, shifrat  tregojnë se borxhi i  qeverisë qendrore zë gati gjysmën e borxhit të jashtëm bruto, normë kjo në rënie mjaft të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Në vend të dytë ndjek investimi direkt dhe në vend të tretë korporatat depozituese.

Për sa I përket fatit të maturimit të borxhit, pjesën më të madhe e zë borxhi afatgjatë, me 93% të totalit, ndërkohë që vetëm rreth 7% janë borxhe afatshkurtër.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0