Kryeministri britanik Boris Johnson e konsideron “detyrë morale” që t’i kthejë nxënësit në shkolla në shtator.
Në një artikull për Mail on Sunday, Johnson u shpreh se kthimi i fëmijëve në shkolla ishte “përparësi kombëtare” pas disa muajve pa arsimim në auditore për shkak të koronavirusit.
Geoff Barton, kreu i sindikatës së Shoqatës së Shkollave dhe Drejtuesve të Kolegjeve (ASCL), tha se shkollat duhet të kishin qenë një përparësi “që nga fillimi”. Kryeministri e bëri të qartë se shkollat duhet të jenë sektori i fundit që mbyllet në të ardhmen, pas bizneseve si dyqanet dhe klubet e natës.
Shkollat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u mbyllën në 20 mars, duke bërë përjashtim nga kjo fëmijët e punonjësve në punët thelbësore që nuk u mbyllën, ose fëmijët që kishin nevojë për kujdes të veçantë.
Më 1 qershor, shkollat filluan një rihapje të kufizuar për nxënësit e viteve të para dhe nga klasa e parë në të gjashtën.
Gjithashtu, Johnson tha: “Kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe gjëja e fundit që dikush prej nesh mund të të bëjë është të ndjehet i vetëkënaqur. Por tani që dimë çfarë duhet bërë për t’i rihapur shkollat për të gjithë nxënësit me siguri, ne e kemi detyrë morale ta bëjmë këtë.”
Kryeministri britanik paralajmëroi edhe për “kostot spirale ekonomike” të prindërve dhe kujdestarëve që nuk janë në gjendje të punojnë.
Ai shtoi: “Mbajtja e shkollave tona të mbyllura më gjatë se sa është e domosdoshme, është e patolerueshme shoqërisht, e paqëndrueshme ekonomikisht dhe e papranueshme nga morali”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto