Bordi i Produkteve ushqimore vendos që vaji i lulediellit të shitet me 305 lekë - Business Magazine Albania

Bordi i Produkteve ushqimore vendos që vaji i lulediellit të shitet me 305 lekë

Çmimi i shitjes të vajit në treg do të mbetet i pandryshuar deri ditën e premte. Bordi i kontrollit të çmimeve për produktet e shportës vendosi që çmimi i tregtimit për vajin e lulediellit të vazhdojë të jetë 299 lekë për kompanitë e shumicës dhe 305 lekë për litër nga supermarketet.

Me një akt normativ qeveria mori përsipër ngritjen e Bordit të Transparencës për produktet e shportës ushqimore. Ministria e Financave ende nuk ka bërë me dije se cila është metodologjia e përcaktimit të çmimeve për vajin, orizin, sheqerin apo miellin.

Lexo edhe: Ulen lehtësisht çmimet e karburanteve

Importuesit e vajit të lulediellit shprehet se ata po e shesin në kosto produktin, ndërsa çmimet në tregjet ndërkombëtare janë rritur në mënyrë eksponenciale shumë më lart se kaq, duke i çuar faturat e blerjes deri në 360 lekë.

Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli. Më pas e ndjekin edhe shtete të tjera të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia, por në sasi më të vogël.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0