BMW tani vjen edhe me atlete - Business Magazine Albania

BMW tani vjen edhe me atlete


Të gjithë e dimë se BMW ka prodhuar disa nga makinat më të mira të industrisë. Këtë herë ajo ka bashkëpunuar me Puma për diçka të re.

BMW ka lançuar disa atlete të reja inovative për vrap. Ato janë krijuar në bazë të konceptit të makinës BMW.
Dhe kanë një material të jashtëm që mund të tërhiqet.

Atletet janë bërë nga i njëjti material elastik, kështuqë ato në një mënyrë tepër komforte mbështjell shputën e këmbës.

Në vend të lidhëseve disqet rrotulluese shtrëngojnë atletet. Nuk është nevoja t’i lidhni fjongo.

Atletet janë dizenjuar nga një grup i kompanisë BMW të quajtur DesignWorks.

X-Cat Disc po shitet nga Puma për 135$.

Këto atlete janë moda më e fundit.

/TechWorm.net

https://www.youtube.com/watch?v=bK5Teowy1Xg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0