BMW në garë me Tesla, përgatit robotë humanoidë - Business Magazine Albania

BMW në garë me Tesla, përgatit robotë humanoidë

BMW në garë me Tesla, përgatit robotë humanoidë

Marka gjermane BMW ka nënshkruar një marrëveshje me një firmë robotike të quajtur Figure për të vendosur robotë humanoidë në fabrikat e saj në SHBA.

Kjo është kontrata e parë tregtare e nënshkruar nga Figure që nga themelimi në vitin 2022. Ndërsa kompania nuk bëri të ditur se sa robotë do të përdorë BMW, partneriteti do të fillojë me sasi të vogla dhe do të zgjerohet nëse provohet të jetë efektiv, tha startup-i. Robotët humanoidë do të vendosen në Karolinën e Jugut dhe do të integrohen në proceset e prodhimit, duke përfshirë llamarinën dhe punën e magazinës në një ose dy vitet e ardhshme.

Lexo edhe:Neuralink implanton për herë të parë çipin e trurit tek njeriu

“Ne i projektuam robotët që të jenë të sigurt për njerëzit. Puna me BMW për automatizimin në fabrikën e prodhimit është një konfirmim i madh se ne kemi vendin tonë”, vuri në dukje startupi.

Kjo është marrëveshja e parë e madhe për kompaninë ndërsa videoja e tyre tregon se sa larg kanë arritur në zhvillim. Pra, ata tashmë kanë një robot humanoid të aftë për veprime komplekse si p.sh. të bëjë kafe me ndihmën e një aparati kafeje.

Prodhuesit e automjeteve si Honda dhe Hyundai kanë eksperimentuar me robotë humanoidë për disa kohë për të kryer punë të përsëritura dhe të rrezikshme në linjat e montimit.

Kompania Tesla njoftoi së fundmi produktin e saj të fundit të këtij lloji, Optimus Gen 2, dhe CEO Elon Musk parashikoi një miliard robotë humanoidë në tokë deri në vitin 2040.

 

reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0