Blerja e Bankers finalizohet në fund të muajit - Business Magazine Albania

Blerja e Bankers finalizohet në fund të muajit


Blerja nga kinezët e kompanisë Bankers Petroleum e cila kontrollon një pjesë të madhe të fushave naftëmbajtëse në vend po shkon drejt fundit. Përmes një njoftimi për mediat, Bankers thotë “se plani i propozuar i marrëveshjes me degët e Geo -Jade Petroleum Corporation ka marrë miratimin e Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE)”.

Ni vijim shtohet se: “Tashmë aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes janë marrë. Bankers parashikon që marrëveshja të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme, para datës 30 shtator 2016. Një njoftim tjetër do të bëhet në kohën e saktë të mbylljes së marrëveshjes”.

Në bazë të marrëveshjes, kompania kineze Geo-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emëtuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet e Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos dhe as atë të Londrës.

Pak ditë më parë kompania Bankers fitoi përballjen me qeverinë shqiptare për kthimin e miliona eurove të pretenduara si taksa të papaguara nga shteti shqiptar.

Burimi: mapo.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0