Bledar Shella: Sistemi bankar po përshtatet me kërkesat e klientit digjital - Business Magazine Albania

Bledar Shella: Sistemi bankar po përshtatet me kërkesat e klientit digjital

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Fatima Gorezi – Në një periudhë kur ekonomia globale vijon të lëkundet nga presionet e inflacionit, pasiguritë gjeopolitike dhe transformimi i shpejtë teknologjik, sistemi bankar shqiptar përballet me një provë të re pjekurie. Me tregues të fortë kapitalizimi, likuiditet të lartë dhe rritje dyshifrore të kreditimit gjatë vitit 2025-ës, sektori financiar duket se ka hyrë në një fazë konsolidimi të qëndrueshëm.

Në këtë intervistë, Bledar Shella, kreu i bordit të Shoqatës Shqiptare të Bankave analizon elasticitetin e sistemit përballë sfidave makroekonomike, pritshmëritë për vitin 2026, adoptimin e standardeve të reja rregullatore nga Banka e Shqipërisë dhe ndikimin e digjitalizimit në modelin tradicional bankar. Një bisedë që hedh dritë mbi konkurrencën e re me bankat plotësisht digjitale, sfidat strukturore të kreditimit për SME-të dhe mesazhin që sektori financiar shqiptar u adreson investitorëve të huaj në një moment kyç për integrimin europian.

Si e vlerësoni aktualisht qëndrueshmërinë e sistemit bankar shqiptar, duke pasur parasysh sfidat si inflacioni, pasiguritë gjeopolitike dhe presionet mbi kreditimin? Si pritet të jetë 2026-a?

Sistemi bankar në Shqipëri paraqet një qëndrueshmëri solide dhe nje pozicionim të konsoliduar duke marrë në konsideratë faktin se pesë vitet e fundit kanë qenë të shoqëruara me dinamika makro ekonomike të jashtëzakonshme, si të brendshme por edhe të importuara, të cilat kanë vendosur në provë elasticitetin e sistemit financiar. 

Faktorët kryesore që e suportojnë stabilitetin financiar pavarësisht sfidave makro, lidhen me  politikat monetare të ndjekuara nga Banka e Shqipërisë si dhe me qasjen prudenciale me të cilat bankat ekzekutojnë strategjinë e tyre. 

Kreditimi ka shënuar një rritje dyshifrore për vitin 2025, në nivelin e 13% krahasuar me një vit me parë. Sistemi bankar është i mirëkapitalizuar me një raport Mjaftueshmërie Kapitali prej 20.50% në dhjetor 2025, ndjeshëm mbi minimumin e kërkuar nga rregullatori prej 12%. Sistemi bankar është mjaft likuid me një raport Kredi/Depozita përreth 52%, një prej më të ultëve në rajon. Cilësia e kredidhënies është mjaft e mirë pasi raporti i kredive me probleme vazhdon të këtë tendence rënëse duke qëndruar në nivelin 3.8%.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0