Kosova edhe më tej mbetet vend i pa përshtatshëm për investimet e diasporës shqiptare, pasi përveç se nuk ka klimë të favorshme të të bërit biznes, mungon edhe siguria për investime. Përfaqësues të bizneseve në diasporë deklarojnë se në komunën e Prishtinës prej pesë vitesh po pengohet një projekt 300 milionë euro.
Blakaj thotë se Kosova duhet t’i mbrojë investitorët dhe t’i eliminojë këto burokraci sa më parë që të bëhet vend i favorshëm për investimet e diasporës. Krahas kësaj ka edhe shumë kompani nga rrjeti i bizneseve, të cilat janë themel kryesor i ekonomisë në Kosovë.
Blakaj thotë se në ditët në vijim, do tregojë për cilin projekt bëhet fjalë. Ai thotë se investimi i kapitalit në prona të patundshme tregon qartë se diaspora kosovare ka mjete të konsiderueshme dhe është e gatshme për tregun kosovar, por Kosova nuk është e gatshme t’i thithë të gjitha këto energji të diasporës apo mundësitë e bizneseve shqiptare që veprojnë gjithandej nëpër Europë.
Kryetari i rrjetit të bizneseve thotë se secili biznesmen nga diaspora e ka ëndërr tregun e Kosovës dhe të Shqipërisë, jo për përfitime personale, por për përfitime kombëtare.
Tre mijë biznese shqiptare janë anëtare të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, ndërsa supozohet që janë mbi 30 mijë biznese shqiptare që kanë vërshuar tregun e Evropës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.