BlackBerry Priv po kalon një situatë kritike në tregun e shitjeve - Business Magazine Albania

BlackBerry Priv po kalon një situatë kritike në tregun e shitjeve


 

BlackBerry raportoi probleme të shumta lidhur me tranzicionin drejt platformës më popullore në planet, Android. Një raport i CNET i cili citon ekzekutiv të lartë brenda kompanisë duke thënë se “BlackBerry Priv realisht po vuan.”

Arsyet për këtë janë të shumta sipas ekzekutivëve në fjalë. Pritshmëritë nga një telefon Android me tastierë fizike ishin të larta por është kërkesa ajo që nuk u materializua asnjëherë. Një pjesë e madhe e blerësve të BlackBerry Priv ishin pikërisht lojalistët e BlackBerry. Por edhe këta patën vështirësi të adaptohet me sistemit operativ në fjalë.

Rezultatet financiare të publikuara në muajin Prill për tre mujorin e fundit të 2015-tës tregonin një performancë të dobët. Kompania shiti vetëm 600,000 njësi nga 850,000 që ishin pritshmëritë e Wall Street.

Vetë shefi ekzekutiv, John Chen, e konsideroi situatën e shitjeve të BlackBerry Priv mjaft kritike dhe se kompania po vlerësonte një mundësi largimi nga tregu i harduerit. “Vitin e ardhshëm duhet ta shndërrojmë biznesin e harduerit në fitimprurës, përndryshe të gjithë do të pyesnin çfarë po bëjmë,” shprehet Chen për Recode.

Megjithatë Chen konfimoi se kompania do të prezantojë dy produkte të reja të rangut të mesëm po me sistem operativ Android dhe çmim që sillet rreth 400 dollarëve.

/PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0