Biznesi shqiptar në vitet ‘20–‘30: Nga Stamles e Adria, te moda e Tiranës dhe zejtarët e Shkodrës - Business Magazine Albania

Biznesi shqiptar në vitet ‘20–‘30: Nga Stamles e Adria, te moda e Tiranës dhe zejtarët e Shkodrës

Në arkivat e shtetit shqiptar ruhen dokumente që tregojnë një faqe të papërmendur shpesh të historisë sonë ekonomike – atë të një Shqipërie që, në vitet 1920–1930, po përpiqej të ndërtonte themelet e industrisë kombëtare përmes iniciativës private dhe ndërhyrjeve të drejtpërdrejta të shtetit. Në qendër të kësaj periudhe dinamike qëndrojnë emra si Shoqëria Anonime Stamles, e themeluar në Durrës me kapital vendas, dhe Shoqëria Adria, që menaxhoi monopolin e kripës në të gjithë vendin. Të mbështetura nga elita tregtare dhe politike e kohës, këto sipërmarrje ishin ndër ilustrimet më të qarta të një Shqipërie që synonte të modernizohej duke përqafuar format ligjore perëndimore, rregullimin e tregjeve dhe industrializimin e prodhimit.

Por ky zhvillim nuk kufizohej vetëm në industri të rënda. Kryeqyteti i ri, Tirana, nisi të kthehej në një qendër të modës dhe stilit jetësor urban, me dyqane që ofronin veshje moderne perëndimore përkrah kostumeve tradicionale. Moda, industria dhe sipërmarrja bashkëkrijuan një klimë të re kulturore dhe ekonomike, ku qytetet shqiptare nisën të afirmohen si qendra të gjalla të një shoqërie që kërkonte të gdhendej mbi themelet e modernitetit evropian.

Businessmag bisedoi me Elsa Saka, drejtore e Shërbimeve Arkivore pranë Arkivit të Shtetit dhe sjell në këtë artikull fotografi të rralla, të papublikuara ndonjëherë, që sjellin panoramën ekonomike të Shqipërisë së atyre viteve.

Shoqëria Anonime Stamles

E themeluar në vitin 1924 në Durrës, Stamles (Shoqëri Tregtare Anonime për Monopolin e Letrave e Shkrepëseve) ishte një nga kompanitë më të mëdha industriale të kohës. Me një kapital fillestar prej 500,000 frangash ari, ajo u bë një aktor kryesor në industrinë e duhanit, prodhimin e letrave dhe shkrepëseve. Në vitin 1930, fabrika e saj mund të prodhonte deri në 300 kg cigare në ditë, duke përfshirë markat e njohura si “Dimant”. Aksionarët e kësaj shoqërie përfshinin familje të njohura tregtare dhe industrialiste të Durrësit, si Beshiri, Shijaku, Dovana, Leka, Spiru, Papingji, Rrufa, Gjergo, Bodikian, Zaharian, Manushi, Zaguridha, Beja, Xhumrri, Çetaku dhe Toska . 

Stamles ishte gjithashtu e njohur për prodhimin e cigareve “Partizan” gjatë periudhës komuniste, të cilat thuhet se ishin prodhuar me porosi për udhëheqjen e lartë të Partisë së Punës .

Shoqëria Stamles – Ikona industriale e Durrësit

Themeluar: 1924 në Durrës
Fusha: Prodhimi i cigareve, letrës së duhanit dhe shkrepëseve
Forma ligjore: Shoqëri Anonime (me kapital të shpërndarë mes aksionarëve të ndryshëm) 

Karakteristika të veçanta:

  • Krijoi marka të njohura të cigareve shqiptare si “Dimant” dhe “Stamles”.
  • Në vitet ’30, kishte një kapacitet prodhimi që e bënte një nga fabrikat më të mëdha në vend.
  • Kishte një strukturë të organizuar sipërmarrëse, me zyra, magazina, laborator dhe linja prodhimi të specializuara.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0