Biznesi kërkon më shumë se premtime/ Çfarë i propozuan shoqat... - Business Magazine Albania

Biznesi kërkon më shumë se premtime/ Çfarë i propozuan shoqatat politikës?

Nga Adelina Onuzi/ Sot, më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve Parlamentare, ndërsa qytetarët dynden drejt qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre të zgjedhjes përmes votës, politika hesht dhe pret momentin kur do të lexohet verdikti i sovranit. Dyert e qendrave të votimit ashtu sikundër e parashikon ligji do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Por, mes intensitetit të procesit elektoral, një zhvillim me rëndësi për të ardhmen ekonomike të vendit po kalon në heshtje: Shoqatat kryesore të biznesit i kanë dorëzuar partive politike një platformë të strukturuar me kërkesa konkrete për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Një grup shoqatash si Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit etj  kanë hartuar një platformë me nëntë propozime konkrete për partitë politike, të cilat kërkojnë ndryshime të thella në mënyrën se si qeverisja e ardhshme do të menaxhojë ekonominë e vendit.

Propozimet kryesore të platformës:

Taksa e sheshtë

Shoqatat propozojnë zbatimin e një takse të sheshtë, për të thjeshtuar sistemin fiskal dhe për të ulur barrën tatimore për bizneset. Ky hap pritet të krijojë kushte më të mira për konkurrencë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Lehtësimi i barrës së punëdhënësve

Reduktimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëdhënësit, një masë që mund të nxisë punësimin dhe rritjen e formalizimit të tregut të punës.

Përmirësimi i klimës së investimeve

Shoqatat kërkojnë thjeshtimin e procedurave burokratike dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për të tërhequr investime të huaja dhe vendase.

Mbështetje për SME-të

Krijimi i mekanizmave financiare dhe fiskale për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare.

Zhvillimi i ekonomisë së gjelbër

Nxitja e investimeve në sektorët e energjisë së rinovueshme dhe teknologjive të pastra, për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Partitë politike kanë reaguar ndaj këtyre propozimeve, duke i vlerësuar ato si një mundësi për të rifreskuar programet e tyre dhe për të krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e biznesit. Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa nga këto propozime do të përfshihen realisht në programet qeverisëse dhe do të zbatohen pas zgjedhjeve.

Në këtë ditë të rëndësishme, kur vendi është përfshirë nga valë fushatash elektorale, është e rëndësishme që të mos harrohet ndikimi që ekonomia ka mbi jetën e çdo qytetari. Shoqatat e biznesit kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt një dialogu më të strukturuar me politikën, duke paraqitur një platformë të qartë dhe të detajuar. Por, gjithçka varet nga vullneti i politikës dhe qeverisë së ardhshme për t’i dhënë përgjigje këtyre kërkesave, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Por a do të dëgjojë politika zërin e biznesit përtej premtimeve elektorale? A do të shndërrohen këto propozime në veprime konkrete apo do të mbeten thjesht dokumente në sirtarët e qeverisë së re? Dhe më e rëndësishmja, a do të reflektojë vota e sotme edhe kërkesën për një ekonomi më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë? Unë dua të shpresoj që PO!

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0