Biznesi i turizmit më shumë kontrolle. Ja kushtet që duhen plotësuar dhe gjobat që rrezikoni  

Biznesi i turizmit më shumë kontrolle. Ja kushtet që duhen plotësuar dhe gjobat që rrezikoni  


 

Me ardhjen e verës, bizneset e turizmit duhet të jenë të kujdesshëm. Krahas pushuesve, në bregdet zhvendosen edhe shumë inspektorë tatimesh, të ushqimit dhe të higjienës.

Vëmendja u tërhiqet sidomos bizneseve të reja apo sezonale, të cilat kanë më pak shanse të jenë pajisur me kasë fiskale, apo me licencat e nevojshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se ka nisur planin e masave për të monitoruar zbatimin e ligjit tek bizneset në zonat turistike.

Mbarëvajtja e këtij sezoni është në interes të gjithë ekonomisë, të fluksit të turistëve, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike, sipas njoftimit zyrtar të tatimeve.

Ja kontrollet gjatë sezonit dhe rreziku për gjoba:

Regjistrimin si biznes në QKB dhe në administratën tatimore. (Nëse nuk janë regjistruar penalizohen me bllokimin e mallrave dhe detyrimin për regjistrim direkt në TVSH).

Mbajtja e dokumentit për mallra gjendje apo në transport. (Për mallrat e pa dokumentuar, përveç penalitetit kalon si biznes me TVSH)

Lëshon kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo shitje. Herën e parë që verifikohet se nuk lëshon kupon, përveç gjobës 50 mijë lekë, biznesit të regjistruar për TVSH-në i bëhet edhe vlerësim tatimor nga zyra për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative. Herën e dytë të verifikuar të moslëshimit të kuponit, krahas gjobës 50 mijë lekë, bllokohet veprimtaria e biznesit për një muaj.

Deklarimi i punonjësve. Nëse rezultojnë punonjës të pa deklaruar, krahas pagesës së detyrimit, penalizohet 50 mijë lekë nëse është tatimpagues i vogël dhe 200 mijë lekë nëse është tatimpagues i madh.

Afishimi i çmimeve të shitjes. Për mos afishim çmimesh gjoba është 50 mijë lekë për biznesin e vogël dhe 100 mijë lekë për biznesin e madh.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0