Biznesi i madh i kerkon qeverise: BSH te merret nen kontroll nga BQE - Business Magazine Albania

Biznesi i madh i kerkon qeverise: BSH te merret nen kontroll nga BQE


Tirane- Biznesi i madh i kerkon qeverise qe te marre masa drastike pas vjedhjes se Bankes se Shqiperise.
Me ane te nje njoftimi Konfindustria deklaron e kerkon qe Banka e Shqiperise ne nivel ekzekutiv te kaloje nen drejtimin e Bankes Qendrore Europiane.
Gjithashtu Konfindustria kerkon qe edhe Keshilli Mbikqyres te jete me personalitete te propozuara nga BQE.
“Se pari parashikimin me ligj per fillimin e menjehershem te negociatave me Banken Qendrore Europiane per kalimin e menjehershem te drejtimit te BSH ne nivel ekzekutiv nga nje personalitet nderkombetar i fushes.
Gjithashtu shumica relative ne keshillin mbikqyres te BSH t’i perkase personaliteteve nderkombetare te fushes te propozuara nga BQE dhe/ose bankave qendrore te vendeve te zhvilluara demokratike.” thuhet ne deklaraten e Konfindustrise
Sipas perfaqesise se Biznesit te madh kjo kerkese vjen e detyruar prej skandalit dhe nevojes per rikthimin e besimit tek investitoret e huaj te cilet jane te trembur nga kjo ngjarje.Kjo kerkese e biznesit te madh vjen pas keshillimit me partner nderkombetare te cilet gjithashtu e vleresojne shume te rendesishme nderhyrjen.
Gjithashtu nje tjeter mase qe kerkohet prej Konfindustrise eshte edhe fillimi i negociatave me BQE per gjetjen e menyrave per zevendesimin sa me te shpejte temonedhes kombetare Lek me monedhen e Bashkimit Europian -Euro.
Kjo kerkese arsyetohet me faktin e nje paaftesie te plote e deritashme per te zhvilluar politika monetare efektive per ekonomine, kostot shtese te shkembimeve si dhe mundesia per te abuzuar me operacionet me monedhen kombetare, sikurse deshtimi i fundit ne institucionin e BSH, mbeshtesin kerkesen e mesiperme, qe ne kushte te tjera do ishte jo e keshillueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0