Biznesi i konçesioneve shënon rekord të ardhurash në 2015-ën - Business Magazine Albania

Biznesi i konçesioneve shënon rekord të ardhurash në 2015-ën


Në fillimi të muajit gusht media shqiptare ishte e mbushur me tituj mbi çmimet e kripura të biletave të kompanive ajrore për të udhëtuar në Shqipëri nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas – i vetmi aeroport ndërkombëtar i vendit.

Menaxhimi i këtij aeroporti nëpërmjet një kontrate konçesionare të dhënë në vitin 2004, është cilësuar shpesh nga ekspertët si një nga arsyet për mungesën e të ashtuquajturave kompanive ajrore “low cost” dhe çmimeve të larta të biletave.

Sipas të dhënave financiare të siguruara nga BIRN, fitimet e Tirana Aeroport Partners – kompanisë që menaxhon koncesionin e aeroportit – vetëm gjatë viti 2015 u rritën me 32%. Ngjashëm me “Tirana Aeroport Partners”, kompanitë kryesore konçesionare në Shqipëri – të monitoruara nga BIRN mbi nivelin e të ardhurave dhe normat e fitimeve të realizuara nga aktivitetet e tyre kryesisht  – lulëzuan gjatë vitit të shkuar.

Të dhjeta konçesionet e monitoruara duke përdorur bilancet që publikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, patën të ardhura të përbashkëta prej 12 miliardë lekësh gjatë vitit 2015, (rreth 85.6 milionë euro) me rritje 31 % ose 20 milionë euro në krahasim me vitin 2014. Shtimi i xhiros së konçesioneve me 31 % gjatë vitit 2015 vjen në një kohë kur ekonomia në tërësi ka përjetuar rritje nominale prej vetëm 5 %.

Rritja e të ardhurave të këtyre konçesioneve është krijuar më së shumti nga kompani të tilla si Aeroporti i Rinasit dhe ALEAT, kompania e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit – e cila fitoi fillimisht një konçesion trevjeçar në vitin 2009 dhe më pas, përfitoi shtyrje të afatit të konçesionit për 30 vjet pa ndonjë garë formale në vitin 2012, kur kontrata e parë po skadonte.

Dhjetë konçesione të përzgjedhura nga BIRN për monitorim përbëjnë një pjesë të vogël të konçesioneve të dhëna në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit dhe janë përzgjedhur për shkak se ofrojnë në përgjithësi shërbime që zëvendësojnë funksionet e shtetit, ose kanë krijuar monopole ligjore në segmente të caktuara të ekonomisë duke u bërë shqetësim për zhvillimin ekonomik të vendit.

Një investigim i vitit të kaluar zbuloi se konçesionet janë praktikisht bizneset më fitimprurëse në Shqipëri dhe se pronarët e këtyre bizneseve kanë përfituar qindramilionë euro përgjatë viteve të fundit, ndërsa pozicioni i tyre përgjithësisht monopolist i ka lejuar të mbajnë norma fitimi përrallore pavarësisht se pjesa tjetër e ekonomisë ka vuajtur nga kriza.

Por lista e konçesioneve me vlerë të debatueshme është shtuar gjatë vitit të fundit me konçesione të reja të dhëna nga qeveria aktuale dhe pritet të shtohet më tutje me konçesionin e Rrugës së Kombit.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0