Bizneset Shqipëri –Kosovë  një listë kërkesash për qeveritë

Bizneset Shqipëri –Kosovë një listë kërkesash për qeveritë


Tre grupime biznesi nga Shqipëria dhe Kosova u kërkojnë qeverive të dy vendeve të hiqen barrierat tarifore dhe jotarifore. Gjatë një takimi në Prishtinë, përfaqësues nga ‘’Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, “Klubin e Prodhuesve të Kosovës” dhe “Forumi Ekonomik i Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë”, kanë nënshkruar kërkesat specifike, nisur nga pengesat që kanë hasur në tregti.

Ja cilat janë kërkesat

  1. Heqje e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Shqipërisë, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 maj 2018).
  2. Heqja e pagesës për terminalet doganore në Republikën e Kosovës për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).
  3. Njohja e çertifikimeve dhe analizave fitosanitare të të gjithë produkteve që u nënshtrohen këtyre analizave dhe çertifikatave; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
  4. Thjeshtimi i procedurave për eksportimin e produkteve farmaceutike për sipërmarrësit e Kosovës dhe Shqipërisë; (Kërkesa u drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
  5. Përshpejtimi i procedurave doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve. (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).

6.Të rishikohet kufiri për akcizën e birrës. Aktualisht është 200.000 hektolitër. Në mënyrë që konkurrenca të jetë në favor të të gjithë sipërmarrësve kërkohet që kufiri të vendoset:

  1. a) ose të ulet në 50.000 hektolitër;
  2. b) ose të ngrihet në 500.000 hektolitër. (Kërkesa i drejtohet qeverisë Shqiptare, afati i përmbushjes së kësaj kërkese është 30 mars 2018).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0