Bizneset që duan pak para për t'u nisur - Business Magazine Albania

Bizneset që duan pak para për t’u nisur


Ndoshta keni ëndërruar që të keni biznesin tuaj personal, por nuk keni pasur kapital të mjaftueshëm për këtë. Më poshtë mund të gjeni 12 lloje biznesesh, të cilët mund t’i filloni me disa mijëra euro. Po mendoni ndoshta se nuk mund të bëheni milioner nëse e filloni kaq ngadalë, po asnjëherë nuk i dihet.

Këto biznese janë ide të vogla, por që kanë kosto të ulta ose nuk kanë kosto fare. Ju thjesht duhet të gjeni atë që njerëzit kërkojnë dhe ta ofroni atë. Më poshtë janë thjesht disa ide, për pjesën e sigurimeve shoqërore apo çështjeve të tjera të sigurisë duhet të mendoni vetë.

Shpërndarje e ëmbëlsirave apo ushqimeve
Mund të gatuani vetë disa ëmbëlsira apo disa ushqime të lehta dhe t’i shpërndani ato. Shpesh njerëzit pëlqejnë që ushqimi t’ju vijë i gatshëm në shtëpinë e tyre.

Shërbimi i pastrimit
Të gjithë dimë të pastrojmë. Ju mund të zgjidhni disa ambjente ku mund pastroni për disa orë dhe të fitoni kështu disa para. Ndoshta në të ardhmen ky mund të jetë një biznes fitimprurës.

Shitjet on-line
Nëse ju keni aftësi për të krijuar gjëra të vogla artizanale apo mund të keni koleksionuar veshje, pajisje antike në shtëpinë tuaj, shfrytëzojeni këtë hobi që ju keni për të përfituar të ardhura. Mund të bëheni pjesë e faqeve on-line që mundësojnë shërbime mallrash.

Konsultime
Nëse ju jeni shumë i aftë dhe ekspert në një fushë të caktuar, shfrytëzojini njohuritë tuaja, pasi ka shumë njerëz që do të paguanin për të marrë këshillime për probleme të ndryshme.

Shkrimi i CV-ve
Në ditët e sotme, ende ka individë që duan ndihma dhe këshilla për mënyrat e shkrimit të CV-ve. Mund t’i përdorni aftësitë tuaja për të shkruar CV që nga ato të nivelit të ulët e deri tek CV e zhvilluara.

Ofrimi i shërbimeve personale
Pastrimi i veshjeve, bërja e pazarit, kujdesi ndaj fëmijëve, përgjigja për çdo telefonatë janë disa shërbime që një person shumë i zënë me punë do të donte të paguante dikë tjetër për t’i bërë. Nëse ju mund t’i realizoni këto aktivitete, mund të filloni kështu një punë, pa asnjë shpenzim fillestar.

Asistenca virtuale
Një asistent virtual ka si detyrë të kryejë çdo gjë që njerëzit mund ta bëjnë on-line në jetën e tyre: korrespodenca me email, realizimi i takimeve, pagesat e faturave, futja e të dhënave, përcaktimi i udhëtimeve dhe blerja e biletave, blerjet on-line etj. Nëse mund t’i realizoni këto, do të fitoni para duke punuar nga shtëpia juaj.

Dhënia e mësimit
Jeni të zgjuar? Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’i dhënë leksione fëmijëve të vegjël. Në këtë mënyrë, jo vetëm që fitoni para, por gjithashtu jepni edhe kontributin tuaj për një komunitet më të mirë, më të arsimuar.

Lyerja e shtëpive
Nëse dini të përdorni shumë mirë furçën e lyerjes, shfrytëzojeni këtë aftësi. Mund të filloni fillimisht me lyerjen e disa ambjenteve të vogla, pastaj nëse vlerësoheni për punën që bëni, mund të krijoni njohje dhe të zhvilloni biznesin tuaj.

Blerës personal
Ka disa njerëz që nuk pëlqejnë t’i bëjnë vetë blerjet e tyre, thjesht e urrejnë si aktivitet apo e quajnë humbje kohe. Nëse ju keni shije shumë të mira në përzgjedhjen e produkteve, bëjeni këtë punë edhe për persona të tjerë. Mund të zgjidhni veshje për dikë tjetër, duke u shndërruar kështu në një këshillues për imazhin e dikujt.

Stilist personal
Sigurisht që duheni të keni aftësitë e duhura për të ofruar një shërbim të tillë, por nëse ju mendoni se i keni këto aftësi, do të jetë fillimi i një biznesi shumë të mirë.

Shkrimi i lirë
Në ditët e sotme shkrimet on-line janë përhapur shumë. Ju mjafton një tastierë, disa ide të mira dhe aftësi gramatikore për të realizuar shkrime të lira për tema të ndryshme. Nëse përmbajtja dhe paraqitja e shkrimeve tuaja do të pëlqehet, dikush mund të paguajë për këto shkrime.

 

Burimi: ekonomiaonline.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0