Bizneset qe kapen ne shkelje te perseritura per mosregjistrim punonjesish dhe qe nuk perdorin apo instalojne kasat fiskale do te ndiqen penalisht, sipas Top Channel.
Me propozim te Qeverise, Komisioni i Ekonomise dhe Financave ndryshoi ligjin per procedurat tatimore.
“Dikush qe e ben per here te trete, te katert, te peste, natyrshem qe kemi te bejme me raste qe nuk eshte me nje gabim teknik, nuk eshte me nje gabim qe erdhi qofte edhe per nga nje llogjike e caktuar, por eshte nje gabim, i cili vjen i qellimshem dhe kuptohet dhe qe ndaj ketij elementi ne themi qe do te shkoje deri tek masat penale”, tha ministri i Financave, Shkelqim Cani.
Ndonese forcojne masat ndeshkuese per shkeljet e perseritura, ndryshimet e reja per Qeverine kane nje sere lehtesimesh per biznesin, qe nisin me uljen e gjobave per 12 raste.
“Ulja e nivelit te gjobave eshte ndihmese per biznesin, eshte vazhde e pergjigjeve tona ndaj kerkesave te vazhdueshme te biznesit dhe duke qene qe pothuajse pergjysmohen ato, kuptohet qe lind e drejta qe organet tatimore te kene ne fund dhe nje mjet shtrengues ne menyre qe secili te kete sjelljen racionale ndaj kerkesave te ligjit dhe ndaj pageses se tatim-taksave”, tha Cani.
Po keshtu, ligji i ri detyron Tatimet te publikojne te gjitha vendimet e formes se prere te gjykatave per çeshtjet tatimore. Paralelisht ai ul kohen e rimbursimit te TVSH-se.
“Per te ulur kohet dhe kostot per tatim paguesit, nga administrata tatimore propozohet qe kontrollet lidhur me rimbursimin e Tatimit te Vleres se Shtuar te behen ne baze te analizes se rriskut dhe kerkesat per rimbursim te TVSH-se, te cilat nuk jane me rrisk po procedohet automatikisht per rimbursim. Gjithashtu per te garantuar dhenien ne kohe te rimbursimit te Vleres se Shtuar eshte percaktuar se pagesat e teprices kreditore te rimbursueshme kryhet brenda 5 diteve nepermjet sistemit te thesarit”, tha deputeti i Partise Socialite, Ervin Koçi.
Ligjin e ri vendos afat minimal per garancite qe i bllokohen sipermarresve ne rastet e apelimeve dhe po keshtu shkurtohet nga 3 ne 2 muaj, koha brenda te ciles tatimet duhet te marrin vendim per çdo apelim te biznesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.