Bizhuteritë me rruaza Miyuki, arti japonez në Shqipëri - Business Magazine Albania

Bizhuteritë me rruaza Miyuki, arti japonez në Shqipëri

Bizhuteritë

Arti i produkteve të punuara me dorë vlerësohet në masë në të gjithë botën, por në Shqipëri, ai zë një vend të veçantë. Duke sjellë në jetë pasionin e saj ndaj bizhuterive, kombinimit të tyre me veshjet e ndryshe, Vlera Haxhiraj nga Vlora, ka ndërtuar biznesin e saj të produkteve handmade.

Interneti ishte vendi i parë ku Vlera u prezantua me bizhuteritë e prodhuara nga rruazat japoneze miyuki. E gjithë lënda e parë që ajo përdor, rruazat japoneze, fijet për punimin e tyre dhe mjetet e tjera vijnë nga jashtë Shqipërisë.

Bizhuteritë “Miyuki”, arti japonez i ardhur nga kontinenti aziatik, janë një risi në tregun shqiptar dhe kanë tërhequr kaq shumë vëmendjen e të gjithëve me kombinimet aq të veçanta të ngjyrave dhe dizenjot unike që Vlera krijon. Teknika që ajo përdor për realizimin e tyre, punimi në tezgjah me endje dhe teknika e punimit kryq kërkojnë kohë, durim dhe përkushtim.

Rruazat Miyuki janë rruaza cilindrike xhami të njëtrajtshme, të cilat vijnë në katër madhësi dhe një mori ngjyrash. Ato kanë një formë tubi ose cilindri. Mësohet se ato janë zbuluar për herë të para para 60 vjetësh. Aksesorët që Vlera krijon me to janë byzylykë, vathë, varëse, shënjues librash etj.

Lexo: 5 truke psikologjike që do t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni me më shumë vetëbesim

Kombinimi i mundshëm i një shumëllojshmërie ngjyrash me stilin minimalist dhe aq të veçantë të tyre i ka dhënë mundësinë të zhvillojë pasionin e saj duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të klientëve të ndryshëm.

Vlera operon në treg me anë të shitjeve online dhe punimet e saj unike dhe shumëngjyrëshe kaq të pëlqyeshme mund të gjeni në mediat e saj sociale, si Instagram @miyukime_albania.

ProBizz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0