Bitcoin mund të bjerë në 5,000 dollarë vitin e ardhshëm si një surprizë e tregut, parashikon firma analitike “Standard Chartered”. Nëse arrihet ky nivel, do të shënonte një rënie afërsisht 70% nga çmimi i fillimit të dhjetorit, prej pak më shumë se 17,000 dollarë për një Bitcoin.
Në një shënim të titulluar “Surprizat e tregut financiar të vitit 2023”, “Standard Chartered” përshkroi një numër skenarësh të mundshëm që “ne mendojmë se janë nënçmuar nga tregjet”.
Lexo edhe: Ndërsa kriptomonedhat “bien”, BQE po teston “euron digjitale”
“Rendimentet bien së bashku me aksionet e teknologjisë dhe ndërkohë që shitja e Bitcoin ngadalësohet, dëmi është shkaktuar. Gjithnjë e më shumë firma dhe shkëmbime kriptomonedhash e gjejnë veten me likuiditet të pamjaftueshëm, duke çuar në falimentime të mëtejshme dhe një kolaps të besimit të investitorëve në asetet digjitale. ” shprehet Eric Robertsen, kreu global i kërkimit në Standard Chartered Bank.
Robertsen tha se skenarët disi ekstremë “kanë një probabilitet jo zero për të ndodhur në vitin e ardhshëm dhe … bien materialisht jashtë parimeve të tregut ose pikëpamjeve tona bazë.”
Bitcoin ka rënë tashmë më shumë se 60% këtë vit pas një sërë kolapsesh të projekteve dhe kompanive që rrënuan industrinë. Viktima e fundit dhe më e madhe është shkëmbimi i kriptovalutave FTX, i cili ka paraqitur kërkesë për falimentim. Infektimi nga pasojat e FTX vazhdon të përhapet në treg.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto