Bitcoin kalon për herë të parë kufirin prej 120,000 dollarësh - Business Magazine Albania

Bitcoin kalon për herë të parë kufirin prej 120,000 dollarësh

Bitcoin arrin vlerën $104k - Çfarë pritet të ndodhë më pas?

Bitcoin ka kaluar për herë të parë nivelin prej 120,000 dollarësh të hënën, duke shënuar një moment historik për kriptomonedhën më të madhe në botë, ndërsa investitorët po vendosin bastet mbi fitore të mundshme politike që industria ka pritur prej kohësh. Bitcoin arriti një rekord të ri në vlerën 122,571.19 dollarë për njësi, përpara se të tërhiqej pak dhe të tregtohej me 2.4% rritje, në nivelin 121,952.61 dollarë. Më vonë gjatë ditës, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA pritet të debatojë një sërë projekligjesh që synojnë t’i japin industrisë së aseteve digjitale një kuadër rregullator kombëtar, një kërkesë e hershme dhe e fortë nga aktorët e tregut.Këto kërkesa kanë gjetur mbështetje te Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është vetëquajtur “presidenti i kriptomonedhave” dhe ka nxitur politikëbërësit të rishikojnë rregullat ekzistuese në favor të industrisë.

“Bitcoin po mbështetet aktualisht nga disa erëra të favorshme,” tha analisti i tregut në IG, Tony Sycamore, duke përmendur kërkesën e fortë nga institucionet, pritshmëritë për rritje të mëtejshme dhe mbështetjen e Presidentit Trump si arsyet kryesore për trendin optimist.

“Ka qenë një lëvizje tepër e fuqishme gjatë gjashtë apo shtatë ditëve të fundit, dhe është vështirë të thuash se ku do të ndalet. Të jep ndjesinë që shumë shpejt mund të testojë edhe nivelin 125,000 dollarë,” shtoi ai.

Rritja e ndjeshme e bitcoin-it  me një rritje prej 29% që nga fillimi i vitit  ka shkaktuar gjithashtu një valë rritjeje edhe në kriptovalutat e tjera, pavarësisht kaosit që kanë shkaktuar tarifat e reja të Presidentit Trump në tregjet globale.

Lexo edhe: Cila ekonomi europiane rrezikon më shumë nga tarifat e SHBA-së?

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe, arriti vlerën më të lartë të pesë muajve të fundit me 3,059.60 dollarë, ndërsa XRP dhe Solana u rritën me rreth 3% secila.

Vlera e përgjithshme e tregut të kriptovalutave ka arritur në afërsisht 3.81 trilionë dollarë, sipas të dhënave të CoinMarketCap.

“Ajo që po na tërheq më shumë vëmendjen është fakti që bitcoin tashmë po shihet si një aset rezervë afatgjatë, jo vetëm nga investitorët e vegjël dhe institucionet, por edhe nga disa banka qendrore,” u shpreh Gracie Lin, CEO e OKX për Singaporin.

“Po shohim gjithashtu një pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe nga investitorët me bazë në Azi, përfshirë zyra familjare dhe menaxherë pasurie. Këto janë sinjale të forta për rolin e bitcoin-it në sistemin financiar global dhe për një ndryshim strukturor në mënyrën se si perceptohet – që sugjeron se nuk bëhet fjalë për një valë tjetër të përkohshme spekulative,” shtoi ajo.

Më herët këtë muaj, Uashingtoni shpalli javën që fillon më 14 korrik si “java e kriptove”, gjatë së cilës Kongresi amerikan pritet të votojë për projektligjet Genius Act, Clarity Act dhe Anti-CBDC Surveillance State Act.

Projektligji më i rëndësishëm në këtë paketë është Genius Act, i cili do të krijonte një rregullore federale për monedhat e qëndrueshme (stablecoins).

Ndërkohë, edhe në tregjet aziatike është ndjerë ky entuziazëm: çmimet e fondeve të listuara në bursat e Hong Kongut, të lidhura me kriptovalutat (ETF), shënuan rritje të ndjeshme të hënën.

ETF-të për bitcoin të kompanive China AMC, Harvest dhe Bosera arritën nivele rekord, ndërsa tre ETF-të për ether të menaxhuara nga të njëjtat kompani u rritën me mbi 2% secila.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0