"Bitcoin është një skemë Ponzi dhe një katastrofë natyrore"

“Bitcoin është një skemë ponzi dhe një katastrofë natyrore”


Bankat qëndrore duhet të ndalojnë si Bitcoin ashtu edhe kriptomonedhat e tjera që të vërshojnë në institucionet qëndrore dhe të cënojnë stabilitetin financiar.” – e shpreh Agustín Carstens, menaxheri kryesor i Bank for International Settlements.

Bank for International Settlements është e njohur si “banka për bankat qëndrore“, sepse ky është vendi ku ata mbajnë llogaritë. Ai e quajti Bitcoin si “kombinim i një fluske, një skeme Ponzi dhe katastrofe natyrore.

Këto komente, vijnë pas rritjes së shenjave të një kundërpërgjigje kundër kriptomonedhave nga institucionet financiare kryesore, të cilat “kontribuan” në uljen e çmimit të Bitcoin. Kjo do të thotë, që ajo ka humbur gati 2/3 e vlerës në treg në 1 muaj.

Deri më tani, shumë gjykojnë se, kriptomonedhat e dhëna me masë të ulët dhe ndërlidhje të limituar, problemet mbi të nuk rriten në një nivel sistematik.” – u shpreh Carsten në një fjalim në Goethe University në Gjermani të Martën në mëngjes.

Por nëse autoritetet nuk reagojnë në kohë, kriptomonedhat mund të bëhen më të lidhura me sistemin financiar primar dhe të bëhen një kërcënim për stabilitetin financiar.” – vazhdoi ai.

Ato “shpërthyen” në sasi dhe në vlerë gjatë vitit 2017. Ato arritën një kapitalizim në treg me vlerë 830 miliardë dollarë në fillim të muajit Janar. Kjo përpara se vlera e tyre të binte me rreth 70%.

Por shumë banka refuzojnë të punojnë me to. Kjo, për shkak të skemave të pastrimit të parave. Kriptomonedhat, ruajnë anonimitetin.

Kreditorët Britanikë për shembull, kanë refezur të pajisin me hipotekë, personat që i kanë krijuar depozitat duke shitur kriptomonedha. Kjo, sepse paratë nuk mund të gjurmohen. Shumë banka gjithashtu edhe në SHBA, kanë bllokuar klientët e tyre të përdorin kartat e kreditit për të blerë kriptomonedha.

Por, ka gjithashtu shenja të tyre drejt penetrimit në Wall Street. Pë shembull krijimi i kontratave “future” me Bitcoin nga dy bursa Amerikane në Dhjetor: CME dhe Cboe. Goldman Sachs dhe Morgan Stanley janë duke pastruar këto kontrata për klientët. Ndërkohë, qartazi janë duke shkuar në drejtimin e shitjes direkte të tyre ose mbajtjes së tyre “në kujdestari” për klientët.

Burimi: The Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0