Sipas shifrave të ministrisë së Bujqësisë, nga 269 ton birrë në 2015, eksportet janë rritur në 436 ton birrë, gjatë 6-mujorit të 2016. Përsa i përket vlerës monetare, eksportet janë regjistruar në 38.7 milionë lekë nga rreth 22.3 milionë që kanë qenë një vit më parë. Kjo sasi e eksportuar është përqendruar më së shumti në rajon, ndërsa sfidat e këtij sektori janë zgjerimi i tregjeve edhe në vendet europiane.
Nga ana tjetër, industria vendase e birrës po mbështetet edhe nga politikat e qeverisë, përsa i përket lehtësirave me vlerën e akzicës apo subvencionet e ndryshme.
Burimi: aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto