Binance zgjeron shërbimet në Argjentinë - Business Magazine Albania

Binance zgjeron shërbimet në Argjentinë

Platforma e kriptove Binance, që është paditur nga rregullatorët amerikanë, tha të martën se po zgjeron shërbimet në Argjentinën e goditur nga inflacioni, duke i lejuar përdoruesit të blejnë dhe shesin monedha dixhitale drejtpërdrejt me monedhën lokale pesos.

Lëvizja i lejon argjentinasit të transferojnë pesos në një llogari Binance përmes një partneri lokal, i cili më pas mund të përdoret për të blerë kriptomonedhë. Deri më tani, Binance kishte operuar në Argjentinë vetëm si një platformë ndërmjetëse për të përputhur blerësit dhe shitësit e kriptove.

Lexo edhe: Binance nën akuzë se ka thyer rregullat financare të SHBA-së

“Ky zgjerim i shërbimit ka të bëjë me kërkesën publike që ekziston këtu,” i tha Reuters në një deklaratë me shkrim të martën Maximiliano Hinz, drejtor për Binance në Amerikën Jugore duke shtuar se Argjentina ishte një treg kyç për shkëmbimin.

Ai tha se përdoruesit vendas mund të transferojnë pesos në një llogari Binance dhe të shohin bilancin e tyre të pasqyruar atje në monedhën vendase, e cila më pas do të ishte e përdorshme për të blerë kripto. / Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0