Bill Gates zbulon blerjet e tij më luksoze

Bill Gates zbulon blerjet e tij më luksoze


Themeluesi 62 vjeçar i Microsoft, ishte i ftuar për herë të parë në emisionin më popullor në US, The Ellen Show.

I pyetur nëse ai ka qenë ndonjëherë i fiksuar pas parave, Gates pranon, “Më së shumti pëlqeja softuerin. Më kujtohet kur isha në shkollën private, atje fëmijët e tjerë vinin nga familje të pasura – dhe kishin Porsche apo gjëra të tjera të kushtueshme, por ky nuk ishte një shqetësim i madh për mua.”

Gates thotë se ai ishte “i tronditur” kur Microsoft u bë kaq shumë i vlefshëm. Kompania u bë publike kur ai ishte vetëm 30 vjeç dhe atëherë Gates filloi të bënte disa blerje të mëdha.

“Nuk kam shumë gjëra që janë ekstravagante, prandaj dhe unë nuk kam ndryshuar shumë”, rrëfen ai me një buzëqeshje.

Megjithatë, Gates bleu një Porsche. “Kjo ishte dhurata më e tepruar që i kam bërë vetes, por gjithmonë e kam patur ëndërr atë makinë”, shton ai. “Diçka tjetër që mund ta quaj të tepërt apo luksoze, duke qenë se unë udhëtoj shpesh është një avion personal, i cili është një kënaqësi e madhe”.

Kur Ellen e pyeti nëse ai ka bërë ndonjë shpenzim tjetër të madh përveç Porsche dhe avionit, Gates shton: “Sa i përket gjërave të çmendura … ne kemi një trampolinë gjigande në shtëpinë tonë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0