Festimet e ndërrimit të viteve janë shoqëruar me incidente në disa zona të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 01:30 të datës 1 janar 2026, në rang kombëtar janë raportuar 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë natës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka inspektuar nga afër shërbimet e Policisë Rrugore, në kuadër të masave të sigurisë të ndërmarra për festimet e Vitit të Ri.
Një nga rastet më shqetësuese është regjistruar në Vaqarr, ku një e mitur 13-vjeçare ka pësuar dëmtime të lehta. Sipas policisë, dyshohet se ajo është lënduar nga një plumb qorr.
Autoritetet bëjnë me dije se shumica e rasteve janë shënuar në Tiranë, ndërsa raste të izoluara janë raportuar edhe në disa qytete të tjera të vendit. Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të sigurisë, veçanërisht gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto