Bien çmimet e energjisë në bursa. Fierza nën mesataren historike - Business Magazine Albania

Bien çmimet e energjisë në bursa. Fierza nën mesataren historike

Çmimet e blerjes së energjisë në bursën hungareze, të cilës i referohet edhe Shqipëria mbeten në nivele stratosferike, pavarësisht uljes krahasuar me një muaj. Aktualisht, këtë fillim shtatori, çmimi mesatar i blerjes së energjisë rezulton rreth 494 euro/MWh, duke shënuar një ulje të ndjeshme në raport me gushtin, kur rezultuan mbi 700 euro/MWh.

Përgjatë gushtit, Korporata Elektroenergjetike ka blerë energji në import për një çmim mesatar prej 483 euro/MWh, një shifër rreth 8 herë më e lartë krahasuar me të një vit më parë, kur KESH e siguronte atë për rreth 60 euro/MWh.

Vetëm përgjatë 8-mujorit, KESH ka shpenzuar për blerjen e energjisë 305 milionë euro, një faturë e kripur në këtë periudhë krize energjie, në një kohë kur vitin e kaluar ajo shkonte 285 milionë euro për të gjithë vitin 2021.

Lexo edhe; Rritet importi i energjisë në 6 mujor. Hidrocentralet private prodhuesit kryesor në vend

Megjithatë, sipas projeksioneve në bursën hungareze të energjisë HUPX, pritet që çmimi të ulet më tej në 350 euro/MWh. Por, sërish krahasuar me një vit më parë këto çmime janë shumë më të larta.

Situata nuk duket optimiste në kushtet kur dimri është afër dhe nevojat për energji janë edhe më të mëdha, duke e bërë edhe më të papërballueshme faturën nëse mungojnë reshjet.

Sipas KESH, aktualisht blerjet energjisë në bursa janë ndalur dhe nevojat me energji po mbulohen nga prodhimi vendas. Në varësi të ecurisë së tregjeve do të shihet edhe mundësia për hapjen e procedurave të ankandeve të reja për importin e energjisë.

Niveli i hidrocentralit të Fierzës është në kuotën e rreth 270 m mbi nivelin e detit, poshtë mesatares historike. Ndërkohë, rezerva energjetike është 499 GWh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0