Bie besimi i biznesit, sipas indeksit të Dhomës Amerikane të Tregtisë - Business Magazine Albania

Bie besimi i biznesit, sipas indeksit të Dhomës Amerikane të Tregtisë

besimi i biznesit

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar Indeksin e fundit të Biznesit, i njohur edhe si Perceptimi i Klimës së Biznesit (2020-2021).

Sipas këtij vrojtimi, besimi i biznesit në Shqipëri ra me 0.5% në 2021. Ai zbriti në 37.6, nga  38.1 që ishte një vit më parë. Në publikimin e 9-të të Dhomës, pjesëmarrja e të anketuarve vlerësohet të ketë qenë në nivelet më të larta se më parë, me 71% të anëtarëve.

Sipas rezultateve, në ndryshimet e këtij indeksi, ndikimin më të madh e kanë dhënë efektet e pandemisë COVID 19 dhe progresi më i ulët se pritjet për treguesit kryesorë të ekonomisë.

Pavarësisht rënies së ulët të besimit, vlen të theksohet se besimi u paraqit në nivelet e tij më të ulëta, për shkak edhe të tendencës rënëse në më shumë se një vit.

Efektet e pandemisë nuk tregojnë optimizëm tek sipërmarrjet ndërsa kërkohet të ndryshojnë/përmirësohen politikat dhe reforma në klimën e investimeve.

Klima e përgjithshme e biznesit vlerësohet të jetë e pafavorshme, pavarësisht se disa tregues të matur janë pozitivë, si: klima e brendshme politike, niveli i korrupsionit, rendi dhe siguria në vend, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, burokracia dhe zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve.

Uljen më të madhe të vlerësimit e merr “Ecuria e Ekonomisë Shqiptare”, gati -6%. Rreth 80% e sipërmarrësve të anketuar thanë se performanca e ekonomisë shqiptare ra gjatë vitit 2020. Perceptim të ulët ka për disa elementë të rëndësishëm të ekonomisë si punësimi, eksportet.  Niveli i përgjithshëm tatimor i aplikuar shihet me shqetësim nga rreth 60% e të anketuarve, duke e cilësuar si jokonkurrues krahasuar me vendet e rajonit. Edhe më shqetësuese është gjetja e stafit të kualifikuar. 64% e të anketuarve e cilësojnë sfidë gjetjen e stafit të kualifikuar.

Për sa u përket marrëdhënieve me institucionet vlerësohet të ketë përmirësim, si me tatimet, doganat, apo edhe institucionet vendore.

Ndërsa kërkesa e vazhdueshme e sipërmarrjeve anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë është ajo e reformave, si një mënyrë bazë për të siguruar progres.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0