Biden zotohet të trajtojë inflacionin: “Njerëzit po paguajnë më shumë seç duhet për produktet e shportës” - Business Magazine Albania

Biden zotohet të trajtojë inflacionin: “Njerëzit po paguajnë më shumë seç duhet për produktet e shportës”

Presidenti Joe Biden pranoi të mërkurën se qytetarët amerikanë po paguanin shumë për mallrat e përditshme, duke u zotuar të përballet me ritmet e rritjes së inflacionit, pasi të dhënat e qeverisë treguan se indikatori arriti muajin e kaluar kulmin 30-vjeçar .

Rritja e mprehtë e Indeksit të çmimeve të konsumit, raportuar nga Departamenti i Punës i befasoi ekonomistët dhe Shtëpinë e Bardhë. Kjo erdhi ndërsa Biden u nis për në Baltimore për të promovuar paketën e rishikuar të infrastrukturës me vlerë 1.2 trilionë dollarë, me të cilën ai argumenton se mund ta kthejë valën.

“Raportet e sotme ekonomike (tregojnë) se papunësia vazhdon të bjerë, por çmimet e konsumit mbeten shumë të larta”, tha Biden në një fjalim televiziv nga porti i Baltimores.

Presidenti ishte në qytetin e bregdetit lindor për të argumentuar se paketa e tij e infrastrukturës, e miratuar nga Kongresi javën e kaluar, do të ulte kostot dhe do të reduktonte pengesat e furnizimit.

“Çdo gjë, nga një litër gaz në një copë bukë kushton më shumë”, shtoi Biden.

“Edhe pse pagat po rriten, ne ende përballemi me sfida dhe duhet t’i trajtojmë ato.”

Lexo edhe: Përse inovacioni mund të ndalojë inflacionin?

Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të nënshkruajë paketën e infrastrukturës, së bashku me ligjvënësit nga të dyja palët që ndihmuan në shkrimin e saj dhe të tjerë që mundësuan rrugën e saj drejt tryezës së Presidentit.

Çmimet u vunë nën presion nga kërkesa e lartë nga konsumatorët e mbushur me para të gatshme, e kombinuar me mungesat e punëtorëve amerikanë dhe pengesat në zinxhirët e furnizimit në mbarë botën që ngadalësuan dërgesat e komponentëve të rëndësishëm si gjysmëpërçuesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0