Ndoshta nuk e dini, por ka vetëm një lumë që rrjedh lirshëm në Europë, i paprekur nga ndërtimet dhe ndikimi njerëzor.
Vjosa, buron si Aoos në malet e Pindit në Greqi, ku kalon më pas në Shqipëri, duke gjarpëruar nëpër malet Ballkanike për 169 milje, përpara se të derdhet në Adriatik. Ajo është në qendër të asaj që njihet si Zemra Blu e Europës, ku 2500 kilometrat katrorë të pellgut të lumit e përshkruajnë peizazhin me degë.
Sot ky rajon është i kërcënuar.
Në Aoos, janë planifikuar rreth 36 hidrocentrale, shumë brenda kufijve të parqeve kombëtare. Në të gjithë rajonin e Ballkanit në tërësi, nga Sllovenia, deri në jug në Greqi, tashmë ekzistojnë 1,003, 188 janë duke u ndërtuar dhe 2,798 janë propozuar për t’u ndërtuar.
Kandidatët paralajmërojnë se skemat e financuara nga bankat globale, do të shkaktojnë dëme të pariparueshme për lumenjtë, kafshët e egra dhe komunitetet lokale, si dhe të tërheqin një tregti të lulëzuar turistike.
“Ata e vënë lumin në tub, e kanalizojnë atë në një rrjedhë për më shumë fuqi dhe për kilometra të tërë e thajnë plotësisht lumin”, shpjegon Mihela Hladin Wolfe, drejtoreshë e iniciativave mjedisore për markën e veshjeve Patagonia, e cila po ndihmon fushatën kundër digave dhe ka publikuar një film dokumentar, të quajtur Blue Heart, për këtë çështje. “Ata e ndryshojnë tërë skemën e ujit të rajonit.
“Hidro është një teknologji e vjetër. Ka ndikim më të ulët në energji. Natyra po zhduket ngadalë për shkak të vendimeve që po merren. ”
Wolfe dhe Patagonia u frymëzuan pjesërisht për t’u përfshirë në këtë betejë, pasi stafi dëshmoi së pari dëmin e bërë nga skemat hidroelektrike në shtetin e tyre të Kalifornisë.
“Diçka e rëndësishme po ndodh dhe jo shumë njerëz e dinë këtë,” thotë Wolfe. “Në Ballkan, biodiversiteti është i madh. Këto diga do ta marrin lumin nga njerëzit të cilët kanë jetuar afër ujit për shekuj me rradhë.”
Shqipëria, si shumë shtete të Ballkanit, po përjeton një bum vizitorësh, të cilët udhëtojnë për të parë bukurinë e maleve, luginave, pyjeve, lumenjve dhe liqenëve tanë. Që nga viti 2000, arritjet e turizmit në ish-republikën socialiste janë shumëzuar me rreth 13 herë në 4.1 milionë. Shumë e konsiderojnë vendin si “sekret” i fundit i Mesdheut.
“Pas zyrës sonë ndodhet një lumë në të cilin u ndërtua një digë në shekullin e 20, duke bllokuar të gjithë rrjedhjen në mënyrë që lumi të mos të derdhej më në det,” thotë Wolfe.
Më pas ekipi jonë filloi të kërkonte në një hartë globale zhvillimit të digave. “Ne pamë të gjitha pikat e kuqe në hartë. Rajoni i Ballkanit dukej sikur e kishte zënë lija.”
Në SHBA, historiku i digave ka ndryshuar aq shumë sa fushata për të rrëzuar “digat vdekjeprurëse” ka marrë një rëndësi të veçantë. Në Amerikë vetëm 3% e 80,000 digave të kombit gjenerojnë elektricitet. Pjesa tjetër ndikon në cilësinë e ujit, bllokon lëvizjen e lëndëve ushqyese dhe shkatërron habitatet e peshqëve dhe kafshëve të egra.
Në Ballkan, ku salmoni i Danubit mund të zhduket dhe mbijetesa e rrëqebullit të Ballkanit në Maqedoni është në rrezik, Wolfe thotë se mësimet e tilla ende duhet të mësohen.
“Ne po punojmë me një kompani rafting në Shqipëri dhe ata na kontaktuan duke na thënë se lumi është në rrezik,” thotë Alex Narracott, themelues i Much Better Adventures, i cili drejton shumë udhëtime në Shqipëri, gjithashtu Kosovë, Kroaci dhe Slloveni.
“Ne folëm për çështjen dhe për fushatën që po ndodh në nivel lokal dhe për të parë se si mund ta rrisim vetëdijen”.
Kjo është një histori që po e tregon veten vazhdimisht nëpër botë. Turizmi ka shumë për të ofruar një ekonomi në drejtim të jetëgjatësisë, ndërsa digat janë shqetësuese për komunitetet. Ekonomia lokale tenton të përfitojë shumë pak nga këto projekte.
“Sigurisht, fitorja kundër skemave hidroelektrike në rajon ka një precedent.”
Zamo Spathara, që ka bërë rafting në lumin Osumi në Shqipërinë e Jugut që nga viti 1985, ka luftuar me sukses ndërtimin e një centrali hidroelektrik në kanionet e lumit, duke fituar mbështetjen e qeverisë dhe duke marrë kryeministrin Edi Rama në një udhëtim rafting.
Ne nuk jemi kundër hidrocentraleve, por dëshirojmë që ato të ndërtohen në zona që nuk kanë potencial turistik. Shqipëria është një vend relativisht i vogël dhe ne duhet të mbrojmë atraksionet dhe të investojmë në turizëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.