Beteja e Draghit me deflacionin - Business Magazine Albania

Beteja e Draghit me deflacionin


Kjo javë është vendimtare për tregjet dhe gjithë sytë janë të drejtuar nga Banka Qëndrore Europiane. Mario Draghi do të provojë të fitojë betejën epike tashmë me deflacionin në raundin e 11-të.

Bordi drejtues i Bankës Qendrore ka vendosur për stimuj të rinj në 10 nga 47 takimet nën presidencën Draghi, me një qëllim të vetëm: Luftën kundër deflacionit. Kaq nuk kanë mjaftuar aspak, pasi Eurozona është zhytur sërish në deflacion.

Ekonomistët janë të gjithë të bindur se në datat 9-10 Mars, Mario Draghi do të njoftojë stimujt e rinj. Lajmi i mirë është se, tregjet janë të bindura se këto stimuj do të mjaftojnë. Në rast se do të ndodhë e kundërta të paktën supermario nuk rrezikon të zhgënjejë tregjet, siç bëri në muajin Nëntor të vitit të kaluar.

“Draghi nuk do të dojë aspak të zgjënjejë sërish tregjet”- theksojnë analistët. Gjithsesi, shqetësimi kryesor i Bankës Qendrore Europiane është të parandalojë një spirale deflacioniste.

Pjesa dërrmuese e ekonomistëve, mbi ¾-at theksojnë se më 10 Mars Draghi do të njoftojë zgjerimin e bazës monetare të lehtësimit sasior në shkallë të gjerë, në 75 miliardë euro në muaj, nga 60 miliardë që është aktualisht.

Një rritje e tillë përkthehet në 200 miliardë euro shtesë në programin prej 1.5 trilionë eurosh, që parashikohet të zgjasë deri në muajin Mars të vitit të ardhshëm. Ekziston edhe mundësia që Draghi të mjaftohet vetëm me shtyrjen në kohë të programit, por kjo do të sillte zhgënjim të tregjeve, njësoj siç ndodhi në muajin Nëntor. Ekonomistët janë të sigurt edhe në një pikë tjetër: norma mbi depozitat do të shkurtohet me 10 pikë bazë, në -0.4%.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0