BERZH ul sërish parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë - Business Magazine Albania

BERZH ul sërish parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar sërish me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë. Institucioni parashikon që rritja ekonomike do të ngadalësohet në 3%, ndërsa projeksionet e fundit në muajin mars ishin në nivelin 3.3%.

Ky rishikim me ulje vjen pasi në Europë po diskutohet ndalimi i importeve energjetike nga Rusia, me çmimet e karburanteve dhe energjisë elektrike që mund të rriten më tej. Në këto kushte edhe ushqimet dhe kostot e jetesës do të pësojnë një goditje tjetër. E gjitha kjo do të përkthehet në një goditje më të fortë për shtresat e varfëra, sipas raportit.

Lexo edhe: Lufta “godet” ekonominë/ Parashikimi i Financave: Rritja ekonomike do të jetë 3.2%

I gjithë rajoni i Ballkani pritet të ketë ulje, ndërsa më e goditura nga shtetet do të jetë Mali i Zi dhe pas saj Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Shqipëria në krahasim me vendet e rajonit paraqitet me inflacion më të ulët dhe me një situatë më stabël makroekonomike. Nga parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për vendin tonë, më i zymti është ai i Fondit Monetar Ndërkombëtare, që pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0