TIRANE – Shqiperia renditet e para nder vendet e tranzicionit per reformat strukturore te kryera gjate ketij viti sipas Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH).
Vleresimet jane dhene ne Raportin e Tanzicionit per vitin 2014. Shqiperia ka marre vleresim pozitiv ne teknologjine e informacionit, agrobiznes, industri, pasuri te patundshme ne energjine e qendrueshme, transportin urban dhe sistemin bankar.
Me dobet paraqitet reforma ne sektore te tille hekurudha, tregu i sigurimeve dhe tregjet e kapitalit. Treguesit e vleresimit te BERZH shkojne nga 1 deri 4 +. Vleresimi 1 perfaqeson ndryshim pak ose aspak ne krahasim me nje ekonomi te ngurte e centralizuar dhe 4+ perfaqeson standardet e nje ekonomie te tregut.
Vendet e tjera te Rajonit, si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bullgaria dhe Rumania paraqiten shume me dobet se Shqiperia. Vitet e fundit kane qene te veshtira per tregjet e energjise ne rajon. Disa vende i kane shpallur reformat ne kete sektor, por progresi me zbatimi ka qene i ngadalte. Jane vene re zhvillime pozitive persa i perket infrastruktures.
Ne fushen e kreditimit, hendeku eshte zgjeruar pothuajse ne te gjitha vendet. Kjo eshte nxitur nga kreditimi i paket per shkak te gjendjes se dobet ta bankave te cilat po vuajne ne bilancet e tyre kredite me probleme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto