BERZH për kreditimin – Bankat tregtare në mbështetje të agrobiznesit

BERZH për kreditimin – Bankat tregtare në mbështetje të agrobiznesit


Pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit, bankat tregtare në vend po rrisin interesin për të kredituar bujqësinë në vend.

Ekspertë të bankave shprehen se marrëveshja garanton krijimin e fondit të garancisë për kreditimin e bujqësisë. Ky është një mekanizëm i ri financiar për zhvillimin e bujqësisë, që do i japë bujqësisë atë që ka pritur prej kohësh.

Sipas tyre, edhe më parë ndihma ndaj bujqësisë ka qenë përmes fondeve nga buxheti i shtetit, grante, donacione dhe subvencione, por kreditimi është zgjidhje më e mirë, shprehen eskspertët, duke evidentuar se kreditimi do të jetë i favorshëm, jo me interesa tregtare, por në nivele të ulëta. Në këtë kuadër, bankat tregtare në vend po shohin mundësinë e ofrimit të paketave të plota për fermerët dhe mjaft tërheqëse për tregun.

Në këtë paketë janë marrë në konsideratë kushtet e fermerëve në Shqipëri dhe potenciali për të mbështetur ata në rritjen e aktivitetit të tyre.
Prodhim-bujqesor11 (2)Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, disa prej bankave tregtare që operojnë në sektorin agro, kanë rritur shërbimet financiare ndaj fermerëve por edhe orientimin e tyre drejt formalizimit të aktivitetit. Viti 2015 ka rezultuar një vit suksesi për zhvillimin e portofolit të kredisë për sektorin e agrobiznesit dhe rritjen e klientelës në këtë segment.

Segmenti i kredisë agro ka rezultuar i përmirësuar për nga volumi dhe numri i klientëve, duke iu shërbyer nevojave reale të biznesit përmes një rrjeti degësh të bankave, të cilat me hyrjen në fuqi të marrëveshjes me BERZH do të vazhdojnë të zgjerohen.

Ekspertët e bankave shprehen se përparësi kanë pasur dhe do të kenë fermerët, të cilët kanë qenë përfitues të subvencioneve dhe granteve nga institucione të ndryshme, si AZHBR, IPARD Like, “SARED”, por edhe ata që përmes projekteve të reja mbështesin dhe nxisin zhvillimin e sektorit të agrobiznesit në vend.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0