Bernie Ecclestone paguan $5M për ish-makinën e Ayrton Senna

Bernie Ecclestone paguan $5M për ish-makinën e Ayrton Senna


Bernie Ecclestone ndoshta nuk është duke e drejtuar akoma “Formula 1”, por, ai nuk ka ndërmend që të shkëpusë lidhjet me të.

Në një ankand makinash nga Bonhams në Monaco të premten e shkuar, ai vendosi një ofertë për një makinë McLaren të “Formula 1”, të pilotuar dikur nga vetë legjenda Ayrton Senna. Britanikut iu desh të paguajë plot 5 milionë dollarë për të.

Ndryshe nga skuadrat e tjera, veçanërisht “Ferrari”, “McLaren” ka patur tendencën t’i mbajë makinat, pasi Ron Donnis mori drejtimin e skuadrës në vitin 1981. Të gjitha këto, të mbajtura në njësinë sekrete të quajtur “Unit 2”.

Makina në fjalë, është një McLaren MP4/8A, e drejtuar nga Ayrton Senna në kampionatin e vitit 1993. Ajo çoi në fitoren prestigjoze të Monaco Grand Prix atë vit. Por, titulli kampion shkoi për Alain Prost atë vit me Williams.

E dizejnuar nga Neil Oatley, ajo ka një motorr V8 Ford-Cosworth, i cili u vendos pas përfundimit të bashkëpunimit të suksesshëm me Honda. Kjo për shkak se japonezët u larguan nga Formula 1 për arsye ekonomike. Senna në fakt ishte tepër skeptik mbi lëvizjen e re të skuadrës së tij. Por, ata e mbyllën sezonin duke qenë një nga skuadrat më kompetitive të sezonit.

Vetë Senna, e pilotoi atë makinë për 8 gara. Në debutimin e tij, braziliani u rendit i dyti në renditje e përgjithshme.

Veç kësaj makine, u realizuan edhe disa shitje të tjera në atë ankand. Ndër të tjera, një Mercedes-Benz 300SL Roadster i vitit 1957 u shit për $1.45 milionë dhe një Bugatti EB110 GT i vitit 1993 për $718,400.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0