Belgu, i cili fitoi të martën në mbrëmje 168 milionë € në Euromillions është një 45 vjeçar nga Brukseli i cili luajti biletën e tij në një nga pikat e shitjes në Schaerbeek. Ai kishte vënë bast 15 €.
Belgu, i cili fitoi të martën në mbrëmje 168 milionë € në Euromillions ka luajtur rregullisht për 10 vite. Të martën, ai kishte vënë bast 15 €.

Fituesi zgjodhi vet 5 numra dhe 2 yje që e çuan atë drejt çmimit të madh 168 milionë euro.
“Nuk mund ta besoj. Unë i kuptova përmasat e fitores sime kur mbërrita në shtëpi dhe hyra në kompjuter për të kontrolluar rezultatet në faqen zyrtare,” ka thënë ai për National Lottery.
Ai është i apasionuar pas futbollit, filmave të Roberto De Niros dhe gatimit të peshkut.
Pasi ka marrë çmimin nga National Lottery ai ka thënë se do të vazhdonte të luante EuroMillions. Me këtë shumë të jazhtëzoknshme, të cilën do ta marri javës tjetër ai ka thënë se do ta investojë për një kauzë të mirë. “Unë dua t’i ndajë këto para të rëna nga qielli me njerëzit në nevojë.”
Shumë njerëz e kanë përshkruar atë si një njeri miqësor, dhe i dashur me banorët. I martuar dhe me 4 fëmijë, ky njeri punon në sektorin e pastrimit në Bruksel.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto