George ka lindur më 4 gusht në 7.10 pasdite, menjëherë pas shpërthimit në Beirut. Fëmija lindi midis mbeturinave të ambienteve të maternitetit të Spitalit Saint George, i cili ndodhet disa kilometra larg vendit të shpërthimit.
https://www.facebook.com/edmondkhnaisser/videos/10159118447459131/?t=0
Një video, e filmuar nga babai i të porsalindurit, tregon momentin në të cilin nëna transportohet në dhomën e lindjes: papritmas muret dridhen dhe dritaret prishen. Për fat të mirë, George, i cili mori emrin e spitalit, është mirë.
https://www.facebook.com/edmondkhnaisser/posts/10159118501194131
Ishte çmenduri! Unë nuk mendoja se do të dilnim të gjallë. Kështu shkroi babai i George në Facebook, i cili më pas falënderoi stafin e kujdesit shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që ata bënë dhe informoi të afërmit se nëna dhe fëmija janë mirë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.