Bëhuni pjesë e trajnimeve profesionale në industrinë e Turizmit - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e trajnimeve profesionale në industrinë e Turizmit

AlbAcademy

Albacademy në bashkëpunim Kolegji Universitar Luarasi ka hapur tre Trajnime Profesionale në industrinë e turizmit, përkatësisht:

  • Menaxhim Hoteli
  • Menaxhim Restoranti
  • Menaxhere Housekeeping

Këto trajnime kanë në bazë të mësuarit nëpërmjet praktikës në “Prestige Resort” (training on the job), ku nëpërmjet një ekipi të gjerë trajnuesish të huaj dhe shqiptarë, me një eksperiencë të gjerë në fushën e ekspertizës së tyre ju do të arrini të merrni “ajkën” e njohurive të tyre.
️Në këtë trajnim qëllimi është i përbashkët, të jemi ndërtuesit e brezit të parë të MENAXHERËVE të Hoteleve/ Restoranteve LIDER në treg!
Për t’u regjistruar apo marrë më shumë informacion kontaktoni në: 067 401 0045

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0