Vjen Women Startup Competition. Apliko me startupin tënd dhe bëhu pjesë e programit të vetëm ndërkombëtar për gratë dhe vajzat sipërmarrëse në Shqipëri - Business Magazine Albania

Vjen Women Startup Competition. Apliko me startupin tënd dhe bëhu pjesë e programit të vetëm ndërkombëtar për gratë dhe vajzat sipërmarrëse në Shqipëri

Sot, dita e fundit për të aplikuar në Women Startup Competiton!

Women Startup Competiton (WSC) ka hapur thirrjet për aplikime dhe mirëpret deri me 5 tetor aplikimet nga gra dhe vajza që kanë një startup për të zhvilluar.

Startupet që janë në fazat e para, ose kanë tashmë një prototip të produktit të tyre, janë të mirëpritur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit të trajnimit. 10 finalistët do të kenë mundësi të prezantojnë startupet e tyre para sipërmarrësve, drejtuesve të organizatave, inkubatorëve dhe përfaqësuesve nga qeveria shqiptare.

Një network ju pret në finale. Tre finalistët do të mbështeten me zhvillimin e mëtejshëm të startupit të tyre, ndërsa startup-i fitues konkuron në dhjetor në finalen ndërkombëtare të Women Startup Competition.

Vitin e kaluar u bënë pjesë e programin 30 startupe, drejtuar nga vajza shqiptare në vend dhe shtete të tjera si Italia dhe Austria.

Startupi fitues, i cili mori pjesë në finalen ndërkombëtare të WSC ishte Praktika.al, me drejtuese Albina Bardhi.

Ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e programit të vetëm ndërkombëtar, dedikuar grave dhe vajzave, që zhvillohet në Shqipëri.

APLIKO!

Kush është WSC?

Women Startup Competition është një kompeticion i përvitshëm në Botë i startupeve të drejtuara nga gratë. Ai është themeluar për t’u dhënë mundësi grave sipërmarrëse dhe skuadrave të tyre, në mënyrë që të takojnë investitorë, të marrin mbështetje dhe këshilla për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Kompeticioni synon të rrisë raportin aktual shumë të ulët të grave në biznes krahasuar me burrat.

Women Startup Competition lindi në vitin 2012, në Budapest, Hungari. Që atëherë, lëvizja ka lulëzuar dhe është rritur vazhdimisht, duke tërhequr gratë sipërmarrëse krijuese, të cilat, përmes programit, janë përshpejtuar në autostradën e biznesit. WSC është i pranishëm në 12 vende europiane, duke ofruar gjithashtu një seri trajnimesh dhe konkursesh.

Qëllimi i Women Startup Competition është të rrisë praninë e grave në biznes dhe për ta bërë këtë, ËSC ofron trajnime dhe mundësi për startup-e, për të realizuar ëndrrat e tyre dhe për t’i inkurajuar ato të bëjnë atë që duan. Seria e konkurseve të WSC rrit numrin e ndërmarrjeve inovative, ku shumica e themeluesve janë gra. WSC punon të përmirësojmë njohuritë e grave sipërmarrëse, t’i inkurajojë dhe t’i ndihmojmë ato, si dhe t’i lidhë ato me qendrat kryesore të inovacionit të korporatave, investitorët sipërmarrës, investitorët engjëj dhe partnerë të tjerë të mundshëm.

Apliko!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0