Bëhu kontributor në Business Magazine Albania
Mirësevjen në programin e kontributorëve të Business Mag Albania
Business Mag Albania është platforma e parë mediatike dedikuar Sipërmarrjes dhe Inovacionit.
Nxisim shpirtin e Sipërmarrjes dhe ju ndihmojmë të Rriteni. Besojmë se Sipërmarrja është motorri që vë në lëvizje njerëzit, të cilët bëjnë të mundur ndryshime me Impakt tek Komuniteti ku jetojmë!
Siç mund ta dini tek Business Mag Albania ne besojmë tek forca e komunitetit që kemi ndërtuar.
Gjithashtu, ne Besojmë Te Parimi i Shkëmbimit Të Njohurive; Ofroni Njohuritë Tuaja Dhe Përdorni Njohuritë E Ekspertëve Të Tjerë.
Ndihmojmë të ekspozoheni ndaj industrive të ndryshme, duke ndarë ekspertizat tuaja në formën e artikujve dhe trajnimeve dhe njëkohësisht të gjeni ekspertiza që ju nevojiten nga ekspertë të sektorëve të ndryshëm.
Në rrugëtimin tonë që prej vitit 2015, në mbështetje të zhvillimit të ekosistemit të Sipërmarrjes dhe Inovacionit kuptuam se të vetëm nuk mund t’i bëjmë gjërat. Kohët kanë ndryshuar dhe mënyra si mund të menaxhohet një platformë e tillë ka ndryshuar.
Nuk mund të jemi ne që të krijojmë përmbajtje për gjithçka. Informacioni është aq i madh tani, aq i larmishëm, ka aq shumë burime, të cilat nuk i mbulon dot një staf redaksional. Ndaj kemi filluar prej kohësh që të krijojmë një rrjet kontributorësh, siç funksionon tek revistat mbarëbotërore, Forbes, Inc, Success, Entrepreneur, Mashable etj.
Formati fitues është që platforma e BusinessMag të jetë në dorë të njerëzve që kanë interes të zhvillohen dhe stafi editorial të jetë strukturë ndërmjetëse duke siguruar infrastrukturën mbështetëse, duke garantuar cilësinë dhe duke e shpërndarë këtë përmbajtje të vlefshme dhe të besueshme nëpërmjet kanaleve dixhitale tek audienca e saj.
Print Magazine
(quarterly) – 1000 kopje
Digital Edition
(quarterly) – 5000+ shkarkime·
Website – 100 000 + vizitorë/muaj·
Applikacion ne iPhone & Android·
Web / Video Show –
ThinkBig.businessmag.al (6 Episode – 1 000 000 + shikime)
Podcast LiveMe Show(10 episode – 50 000 shikime)
Events (Partner me 30+ evente për startup)
Si funksionon Programi i Kontributorëve
Ndiqen hapat e thjeshtë:
1. Duhet të jesh ndjekës i www.BusinessMag.al në Website apo rrjete sociale
2. Regjistrohu në linkun: https://businessmag.al/behu-kontributor-ne-business-
magazine-albania/
3. Ngarkon artikullin tënd në link ose e dërgon me email tek [email protected] së bashku me fotot ilustruese.
4. Artikulli kontrollohet dhe editohet për t’u publikuar
5. Artikulli publikohet online në BusinessMag.al dhe ju dërgohet linku i publikimit
6. Artikulli postohet në rrjetet Sociale të BusinessMag Albania, duke ju bërë Tag dhe në rrjetin tuaj duke bërë Tag, Business Mag Albania.
Praktikisht, BusinessMag do të suportojë krijmin e një permbajtje cilësore të gjeneruar nga vetë audienca, që në këtë rast nuk është pasive.
Audienca e Business Mag përbëhet nga sipërmarrës të rinj dhe me përvojë, nga ekspertë të sektorëve të ndryshëm dhe nga CEO të kompanive me emër në vend.
Audienca e Business Mag përbëhet nga njerëz që besojnë tek Edukimi i përhershëm, ndaj ata kanë shumë për të ndarë, sepse akumulojnë çdo ditë njohuri dhe dije të reja në ekspertizën e tyre.
Ndaj, rrjeti i kontributorëve është një rrjet që duhet të na shërbejë të gjithëve. Sepse ajo që shpërndajmë si përmbajtje na shërben të gjithëve, si atij/asaj që e shkruan, po ashtu edhe atij/asaj që e lexon.
Business Mag kthehet në platformë që ndërmjetëson, kontrollon cilësinë dhe siguron infrastrukturën cilësore dhe të besueshme për përcjelljen e informacionit.
Përse është pozitiv ky lloj kontributi për gjithësecilin?
Sepse vetëzhvillohemi dhe bëhemi më të mirë.
Pozicionohemi si autoritet apo ekspert i fushës sonë të njohurisë. Opinioni juaj ka më shumë Shtrirje/Influencë ndarë në një platformë të tillë së bashku me kredibilitetin. Ne mund të shkruajmë në rrjetet tona sociale, por po shkruajmë për rrjetin e miqve tanë, ndërkohë kur shkruajmë për një platformë, arrijmë tek njerëz të tjerë përtej miqve dhe ndjekësve të zakonshëm.
Është edhe fuqia e networkut. Të gjithë personat që janë në rrjet (mbi 30 persona), mund të marrim dhe të japim ndihmë tek njëri-tjetri, duke ndarë artikujt e gjithësecilit tek rrjetet tona sociale. Është audienca e gjithësecilit që shfaqet para një përmbajtjeje që mund t’i interesojë dhe në këtë mënyrë të kthehet në lexues dhe ndjekës i artikujve tuaj. Audienca e gjithësecilit zgjerohet.
Sa artikuj duhet të publikoj për të qenë pjesë e programit të kontributorëve?
Për të krijuar influencë në një audiencë të caktuar dhe për t’u evidentuar si autoritet në një ekspertizë kërkon artikuj cilësorë, të orientuar në një fushë specifike, stil unik të shkruari dhe konsistencë.
Editorët e BusinessMag Albania do t’ju ndihmojnë që artikujt tuaj të kenë gjithçka nga ana e standardeve, por ajo që duhet nga ju është Konsistenca. Nëse nuk shkruajmë në mënyrë periodike do ta kemi të vështirë të krijojme një lidhje me Audiencën .
Ju do të jeni pjesë e programit të kontributorëve menjëherë sapo publikoni artikullin e parë, mirëpo sasia mesatare që sugjerojmë për t’u pozicionuar siç duhet dhe në sytë e audiencës është 4 artikuj në muaj për një periudhë prej 3 muajsh pa ndërprerje.
Çfarë ndodh më pas?
Pasi secili krijon influencën e vet dhe pozicionimin e tij, mund të ofrojë shërbimet e tij/saj si trajner apo si produkte të kompanisë tek rrjeti që po zhvillohet. Tashmë ju keni besimin e audiencës dhe do të jetë shumë më e thjeshtë që ata të bëjne biznes me ju, apo të duan të vijnë tek trajnimet tuaja, duke paguar.
Të investosh në shkrimet e artikujve do të thotë që po investon kohën tënde për të marketuar Brandin tënd personal.
Dhe ne jemi këtu për të mbështetur këtë lloj zhvillimi të këtij komuniteti profesionistësh që mund të japin dhe të marrin nga njëri-tjetri, të ndihmojnë dhe të shkëmbejnë produktet apo shërbimet e tyre.
-Komuniteti në vetvtete në largpamësi është burim njohurish dhe dijesh dhe na ndihmon të qëndrojmë të përditësuar me zhvillimet në fusha të ndryshme.
Përfitime të tjera
Ne kemi menduar që përveç përfitimeve të mësipërme, kontributorët të jenë pjesë e BusinessMag Club. BusinessMag Club ofron benefite më të prekshme për anëtarët:
- Përmendje e personit dhe emrit të kompanisë me link në çdo artikull
- Njoftoheni i pari për publikimet e Revistës dhe Artikuj të rinj
- Akses në Whatsapp group
- Akses në Facebook Group
- Ftesa në evente biznesi ekskluzive
- Ulje në Evente dhe Seminare / Trajnime të organizuara nga New Media Communications
Ju Faleminderit që jeni pjesë!
“Nuk ka asgjë që nuk Bëhet – Ndaj nuk ka asnjë ide të çmendur. Keni ide? Eja t’i realizojmë së bashku!”