BEACH MASTER - Nga një problem i përditshëm në një zgjidhje. Si një aplikacion shqiptar po revolucionarizon mikpritjen dhe përvojën e pushimeve - Business Magazine Albania

BEACH MASTER – Nga një problem i përditshëm në një zgjidhje. Si një aplikacion shqiptar po revolucionarizon mikpritjen dhe përvojën e pushimeve

Nga Adelina Onuzi – Pushimet e verës janë më shumë sesa një përvojë. Po a keni menduar ndonjëherë, çfarë ndodh kur kjo përvojë nis me stresin e gjetjes së një shezlloni bosh nën diellin përvëlues të korrikut a gushtit? Ose kur porosia jote “humbet rrugës” mes vapës dhe rrëmujës së sezonit turistik?

Nga një nevojë e nxitje personale lindi Beach Master, një platformë që nuk premton vetëm shezllonin tënd në vijën e parë, por edhe një mënyrë më të zgjuar për të menaxhuar pushimet apo vetë biznesin. Në këtë intervistë për Business Magazine, flasim me krijuesit e këtij aplikacioni që po digjitalizon bregdetin shqiptar me një vizion ambicioz që shkon përtej pushimeve verore.

Si lindi Beach Master? Cili ishte momenti kur kuptuat se tregu kishte nevojë për një zgjidhje të tillë?

Beach Master është produkt i eksperiencës së një grupi të madh njerëzish, duke nisur nga vetja, familja, miqtë dhe mikeshat e mia, të cilat përballen vazhdimisht me sfidën e gjetjes së shezllonëve në plazhet e Shqipërisë, sidomos në periudhën e pikut. Këto përshtypje i kam marrë edhe nga miq dhe kolegë të huaj që kanë vizituar plazhet këtu.

Ndërkohë, kjo situatë nuk haset vetëm nga pushuesit, por edhe nga bizneset. Të cilat në periudhën e pikut përballen me një ngarkesë të shtuar, e cila ka nevojë për mirëmenaxhim. Shqipëria është një vend turistik dhe kjo reflektohet në numrin e vizitorëve të huaj, i cili vitin e kaluar kaloi shifrën e 11 milionëve. Në momentin që kjo kërkesë ekziston dhe është evidente, duhet të krijohen mekanizmat për ta menaxhuar atë. Beach Master mori këto eksperienca dhe këtë kerkesë dhe e kthehu në një produkt si për pushuesin ashtu edhe për biznesin. 

Në fund të fundit, ne shkojmë në plazh për të pushuar, ndërkohë që bizneset në fushën e mikëpritjes mund të ofrojnë shërbimin e tyre më mirë, në mënyrë efiҫente, duke shmangur kostot shtesë dhe eleminuar pakënaqësitë.

Në një treg si i yni, ku shumë procese menaxhohen ende në mënyrë tradicionale, çfarë vështirësish keni hasur në prezantimin e teknologjisë tek bizneset e plazhit?

Si çdo produkt i ri, veçanërisht ato teknologjike edhe Beach Master kalon një fazë pranimi si nga përdoruesit, ashtu edhe nga bizneset. Por, në një moment kur problematika është evidente dhe Beach Master vjen si zgjidhje, qasja bëhet më e hapur dhe pranuese. Pikëpyetja për shumicën qëndron te mënyra se si do ta përdorin dhe si mund ta bëjnë pjesë të operacioneve të tyre.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0