BE planifikon të "frenojë" njohjen e fytyrës - Business Magazine Albania

BE planifikon të “frenojë” njohjen e fytyrës


Kanë kaluar pesëmbëdhjetë muaj që kur Bashkimi Europian futi ligje të ashpra për privatësinë e të dhënave me Rregulloren e saj të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Tani raportohet se BE planifikon kufij të rreptë në përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Sipas Financial Times, zyrtarë të lartë në Komisionin Europian po hartojnë rregullore të reja për t’u dhënë qytetarëve të BE-së të drejta të qarta mbi përdorimin e të dhënave të tyre për njohjen e fytyrës.

GDPR tashmë vendos kufizime në mbledhjen e të dhënave biometrike, por zyrtarët e Komisionit duan të shkojnë më tej me legjislacion specifik për të forcuar të drejtat e qytetarëve në këtë fushë të diskutueshme.

Në fillim të gushtit, Zyra e Komisionerit për Informim në Mbretërinë e Bashkuar (IPO) njoftoi se do të hetojë raportet e mediave që një sistem i drejtpërdrejtë i skanimit të fytyrës ishte duke u përdorur në stacionin King’s Cross në Londër.

IPO tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” dhe se duhej të kontrollonte që skanimi i fytyrave të njerëzve nuk përbën një kërcënim për privatësinë.

Ndërkohë, mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave të Suedisë këtë javë vendosi një gjobë 200,000 korona (19,000 €) në një shkollë që përdori kamera të njohjes së fytyrës për të ndjekur pjesëmarrjen e përditshme të studentëve të saj.

Midis këtyre dhe zhvillimeve të tjera, një burim i tha Financial Times se Komisioni synon të kufizojë “përdorimin pa dallim” të teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Qytetarëve të BE-së raportohet se do t’u jepet e drejta të dinë kur përdoren të dhënat për njohjen e fytyrës, me ndonjë përjashtim “të detyruar” për të siguruar përdorimin e duhur.Çdo shtrëngim i legjislacionit në këtë fushë në zhvillim, pritet të ketë ndikime serioze për kompanitë e teknologjisë dhe autoritetet publike. Por, kjo është vetëm një pjesë e planeve më të gjera nga Brukseli për të përmirësuar administrimin e inteligjencës artificiale.

Sipas Financial Times, Ursula von der Leyen, që do të pasojë Jean-Claude Juncker si President i Komisionit këtë vit, tashmë ka thënë se do të zbulojë legjislacionin brenda 100 ditëve të para në detyrë për të siguruar një “qasje të koordinuar europiane mbi ndikimet njerëzore dhe etike të inteligjencës artificiale”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0